Në kryeqytet ndodhet një dyqan që qep e shet veshje kombëtare, tradicionale e emblema dhe simbole nga më të ndryshmet të cilat mbesin ndër vite një pasuri kulturore. Përveç këtij dyqani, edhe muzeu etnologjik i Kosovës përmban këto lloj veshjeje që simbolizojnë e kontribuojnë në ruajtjen e traditave e kulturave shqiptare.
Që nga viti 2014, ajo bën punën e njëjtë.
Çdo ditë, përveç emblemave e simboleve të tjera, merr veshjet kombëtare e tradicionale që i qepin dhe i ekspozon duke hijeshuar këtë pjesë të kryeqytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes këtyre veshjeve, ajo kontribuon në ruajtjen e traditave dhe kulturave të ndryshme të shqiptarëve.
I gjithë dyqani i saj është i mbushur me veshjet kombëtare, me detaje të ndryshme, të cilat mbesin një pasuri kulturore.
Por, ditët festive për të janë ndryshe.
Kontributi i saj në ruajtjen e traditave dhe kulturave shqiptare e bën të ndihet shumë mirë.
“Më bën të ndihem shumë mirë dhe fakt është që e kemi njërën prej traditave dhe kulturave më të mira në botë...” , ka thënë Afërdita Orana-Zeneli nga OJQ “Dita”.
17 shkurti mbetet një nga datat që ky dyqan vizitohet më shumë, por edhe gjatë muajve të tjerë vizitat nuk janë të pakta.
“Interesimi, nëse fillojmë në sezonë është diaspora ajo që e kemi çdo herë mirëpo muajve të tjerë ne presim vizitorë që vijnë me vizitu Kosovën, mirëpo për gjëra të imëta janë të interesuar më shumë, magnete, gjëra të vogla më shumë me detaje të Kosovës. Ndërkombëtarët janë më të shumtë sepse vendorët blejnë vetëm kur kanë të bëjnë dhurata”, ka shtuar ajo.
Ditën e pavarësisë së Kosovës, ajo e pret me shumë qejf dhe mbetet një ditë e veçantë për të, madje edhe përgatitjet i fillojnë dy muaj më herët.
“ Kemi filluar si çdo festë dy muaj më herët përgatitjet edhe këtë herë më shumë se herëve të kaluara po shihen dy pjesë, janë veshjet kombëtare që po kërkohen dhe është uniforma e FSK-së, d.m.th. janë dy forma që janë duke u përdorë”, ka shtuar ajo.
Por, sipas saj, veshjet të cilat mbajnë ngjyrat e flamurit të Kosovës janë ato që ndër vite janë kërkuar më së paku.
“Deri tash, gjithë prindërit që i kam pasur, kanë kërku veshje tradicionale normal gjithë ka qenë, veshja tradicionale nuk ka pas asnjëherë shqiponjën por prej atdhedashurisë ne i kemi veshjet me shqiponjë kështu që veshjet tradicionale po kërkojnë të cilat nuk e kanë shqiponjën mirëpo janë kuqezi dhe janë veshje të rajonit të Kosovës, kështu që jemi në rregull edhe me këtë pjesë deri tash, por sa i përket me ngjyrën e flamurit jo ende”, ka thënë ajo.
Orana – Zeneli, teksa ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 17 Shkurtit u ka bërë thirrje që të duan më shumë festën e Pavarësisë dhe Kosovën.
Sipas etnologes Anduena Balaj, nga Muzeu Etnologjik i Kosovës, veshjet me simbolet e shtetit të Kosovës mbesin të përdorura ende e sidomos për festën e 17 Shkurtit.
“ Veshjet popullore shqiptare apo tash që janë gjeneralizuar në një emër siç po quhen veshjet kombëtare është një emër i përgjithshëm që po përdoret te ne kohëve të fundit, këto padyshim që kanë një rëndësi të veçantë dhe paraqesin identitetin tonë kulturor dhe paraqesin një vazhdimësi historike të popullit tonë. Unë mendoj se këto janë pjesë e festave të ndryshme, varësisht prej aktiviteteve, por tani meqë jemi në prag të Pavarësisë së Kosovës nuk mendoj që lihen anash edhe veshjet me simbolet e shtetit të Kosovës... Vishen, sepse në njëfarë forme janë edhe me kosto më të lirë, njëkohësisht i angazhojnë edhe në aktivitete të tjera arsimore që krahas asaj kombëtares njëkohësisht e prezantojnë, paraqiten edhe fëmijët me veshje me simbole të shtetit tonë. Kjo është një paraqitje e realitetit modern të shtetit tonë, sepse ato edhe duhet t’i mbartim. Krahas kësaj, unë dua me cek që veshjet kombëtare kanë vendin e veçantë gjithmonë dhe janë pjesë e pandashme e secilës festë, mirëpo tash meqë jemi në prag të pavarësisë së Kosovës të dyja shkojnë krahas dhe plotësojnë njëra-tjetrën në këtë aspekt”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se veshjet përdoren varësisht nga aktivitetet dhe festat, ndërkaq sa u përket ngjyrave të flamurit të Kosovës, ato përdoren si respekt dhe krenari shtetërore.
Balaj thotë se edhe në muzeun etnologjik/etnografik të Kosovës ka shumë interesim që të vijnë dhe t’i shohin veshjet kombëtare, atë me xhubletë dhe veshjen e Hasit.
Veshjet tradicionale shqiptare janë një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës shqiptare, duke reflektuar trashëgiminë historike dhe ndikimet kulturore nga popuj të tjerë.
Ato përfshijnë elemente që datojnë nga lashtësia dhe janë të ndikuara nga marrëdhëniet kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.