Horoskopi ditor - 10 nëntor 2026
Dashi
21 mars - 19 prillSot është një ditë interesante për të eksploruar ide të reja. Nëse keni mundësi, shfrytëzoni çdo rast për të udhëtuar, pasi keni nevojë të ndryshoni mjedis. Mund të tërhiqeni nga dikush që dallon nga të tjerët. Tregoni kujdes për çdo gjë që thoni dhe bëni, pasi jeni pak më të prirë ndaj të papriturave gjatë ditës.
Demi
20 prill - 20 majSot mund të ndiheni bujarë me të tjerët. Megjithatë, duke qenë se gjykimi juaj mund të mos jetë plotësisht i saktë, mos e teproni me shpenzimet apo dhuratat. Do të ishte e mençur t’i kontrolloni me kujdes të dhënat bankare dhe çdo çështje që lidhet me trashëgimitë apo pronën e përbashkët, pasi mund të ndodhë diçka e papritur.
Binjakët
21 maj - 20 qershorBëhuni të gatshëm të bëni kompromise në marrëdhëniet me të tjerët, në mënyrë që ta ruani harmoninë dhe të ndiheni mirë edhe vetë. Do të jeni bindës gjatë bisedave. Po ashtu, dita mund të marrë një nuancë romantike, ku një shoqëri e zakonshme mund të kthehet papritur në flirt.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot mund të ndieni një tërheqje të papritur për një koleg ose të shkëmbeni një vështrim flirtues me dikë. Është gjithashtu një ditë produktive, por rutina juaj e punës mund të ndërpritet përkohësisht. Ndonjë pajisje mund të pësojë defekt, prandaj ruani qetësinë.
Luani
23 korrik - 22 gushtKjo është një ditë e përshtatshme për një takim romantik ose për të kaluar kohë të këndshme me të tjerët. Diçka e papritur mund t’ju zërë në befasi dhe të bëhet shkak për një njohje të re, ndoshta me dikë që ka diferencë në moshë me ju. Ndërkohë, prindërit duhet të jenë më të vëmendshëm me fëmijët për të shmangur ndonjë incident të vogël.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorTregohuni të kujdesshëm në shtëpi sot, veçanërisht në raportet me gratë e familjes, pasi një situatë e papritur mund të shkaktojë pakënaqësi. Në të njëjtën kohë, mund të gjeni mënyra për të bërë disa përmirësime në banesë. Gjithashtu, vëmendja juaj mund të tërhiqet nga një fantazi apo realitet romantik. Do të jetë një ditë interesante.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot është një ditë e mirë për të biseduar dhe për t’u shoqëruar me të tjerët, veçanërisht nëse ekziston mundësia e një afrimi romantik. Megjithatë, dita mund të shoqërohet me ndërprerje, të papritura apo pakujdesi të vogla, prandaj është mirë të qëndroni të vëmendshëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorTregoni kujdes me paratë dhe gjërat tuaja personale sot, për t’i shmangur humbjet, vjedhjet apo dëmtimet. Shmangni reagimet e nxituara dhe blerjet impulsive, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Ndërkohë, për disa prej jush mund të nisë një lidhje romantike në mjedisin e punës.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorHëna ndodhet sot në shenjën tuaj dhe ndikon në marrëdhëniet me disa planetë të tjerë, duke ju bërë të ndiheni të afërt, miqësorë, praktikë dhe të matur, por edhe plot energji e bindës. Me një gamë kaq të gjerë ndjesish dhe impulsesh, përqendrohuni te ajo që ju përshtatet më së miri.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot tek ju ndërthuren dy ndikime të ndryshme. Nga njëra anë, po kaloni një periudhë ku keni vëmendjen e të tjerëve, veçanërisht pasi njerëz më të rinj në moshë po rikthehen në jetën tuaj, dhe po lini përshtypje shumë të mirë te personat me autoritet. Nga ana tjetër, sot mund të keni dëshirë të përjetoni një lidhje romantike të fshehtë.
Ujori
20 janar - 18 shkurtNjë mik mund të bëjë diçka që do t’ju befasojë sot. Është e mundur që një miqësi e thjeshtë të kthehet në flirt, ose mund të ndieni dhembshuri e afërsi ndaj dikujt dhe të keni dëshirë ta ndihmoni. Prisni disa të papritura dhe ndryshime të planeve gjatë ditës.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjerëzit do t’ju vënë re më shumë sot, ndoshta për shkak të një ngjarjeje të papritur. Sido që të ndodhë, do të jeni të sigurt në vete dhe ka shumë të ngjarë ta merrni situatën në dorë. Mund të tregoheni mirëkuptues dhe bujarë me dikë. Po ashtu, në varësi të mënyrës se si komunikoni me të tjerët, mund të shfaqet edhe një mundësi romantike. Do të jetë gjithashtu një ditë produktive.