Kontribuo

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet epavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju.
1 euro e bën dallimin.

I nderuar lexues,

Kjo letër ju fton të bëheni pjesë e përpjekjeve tona. Jo se nuk keni qenë, por kësaj radhe sfidat kërkojnë më shumë nga ne.

KOHA ka qenë gjithmonë më shumë se një media. Është një përpjekje e përbashkët për të kuptuar çfarë po ndodh rreth nesh, për ta zbuluar e verifikuar të vërtetën, për ta mbajtur përgjegjës pushtetin dhe për të treguar histori e rrëfime që kanë rëndësi. Këtë punë e kemi bërë për vite me radhë me bindjen se gazetaria profesionale është një e mirë publike.

Sot, gazetaria e pavarur po përballet me sfida reale. Presionet ekonomike, manipulimi digjital dhe dezinformimi e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e standardeve që ju, me të drejtë, i prisni nga ne. Për këtë arsye po kërkojmë mbështetjen tuaj: jo për të ndryshuar atë që jemi, por për ta mbrojtur atë që bëjmë. E krejt çka bëjmë, krejt përmbajtja jonë, mbetet e hapur për ju dhe për të gjithë.

Kontributi juaj na ndihmon të mbetemi të pavarur, të investojmë në hulumtim dhe njerëz, të trajtojmë tema që kërkojnë kohë dhe përgjegjësi, dhe të korrigjojmë gabimet kur ato ndodhin. Na ndihmon ta bëjmë punën siç duhet, pa kompromise me të vërtetën.

Nëse e vlerësoni këtë lloj gazetarie, nëse KOHA ka qenë një burim informacioni të cilit i keni besuar ndër vite, mbështetja juaj bën dallimin.

Redaksia