Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian po ndihmon vajzën e saj 12-vjeçare të krijojë biznes personal

Kim Kardashian dhe North West

Kim Kardashian dhe North West

Foto: Associated Press

Ylli televiziv, Kim Kardashian, po e ndihmon vajzën e saj, North West, të hedhë hapat e parë drejt krijimit të një biznesi personal.

Sipas raportimeve, Kardashian ka paraqitur kërkesa për regjistrim të markës tregtare me emrin “NOR11” në Zyrën Amerikane të Patentave dhe Markave Tregtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aplikimet përfshijnë kategori si veshje dhe aksesorë, orë dhe bizhuteri, si dhe çanta. Dokumentet janë dorëzuar nga një kompani e quajtur “KimYe’s Kid Inc.”, ku Kardashian figuron si zyrtare e regjistruar, ka raportuar DailyMail.

Emri “NOR11” besohet të jetë një kombinim i tri shkronjave të para të emrit të North dhe moshës që ajo kishte kur e mendoi për herë të parë idenë e biznesit.

North ka publikuar më herët fotografi ku ajo dhe shoqet e saj shfaqen me kapele ku shkruhet “NOR11”.

North, 12 vjeçe, është vajza e madhe e Kimit dhe reperit Kanye West.

Ish-çifti ka edhe tre fëmijë të tjerë, Saint 10 vjeç, Chicago 8 vjeçe dhe Psalm 6 vjeç.

Ende nuk dihet nëse Kanye West do të përfshihet në planet e biznesit të vajzës së tij.

Megjithatë, Kardeshian ka theksuar më parë se, pavarësisht divorcit në vitin 2022 pas tetë vjetësh martesë, ata do të mbeten gjithmonë familje për hir të fëmijëve.

“Ne do të jemi gjithmonë familje. Të dy e dimë këtë. Do të jemi mirë dhe ka shumë dashuri për familjen tonë. Ne duam atë që është më e mira për fëmijët tanë”, pati thënë ajo në një intervistë për revistën Complex.

Kardashian i bëri këto komente për të shpjeguar pse kishte promovuar një palë çizme nga brendi “Yeezy” i Kanye West në një video në TikTok.

Në një episod të serialit të saj “The Kardashians”, ajo ka pranuar se ndonjëherë ndihet e lodhur nga sjelljet e paparashikueshme të ish-bashkëshortit, por përpiqet të ruajë një marrëdhënie të shëndetshme për hir të fëmijëve.

“Unë gjithmonë e inkurajoj një marrëdhënie, por një marrëdhënie të shëndetshme. Ndonjëherë më duket sikur dua të shpërthej, por nuk mundem. Thjesht nuk mundem”, është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se prioriteti i saj është mbrojtja e fëmijëve.

“Ata do t’i kuptojnë gjërat. Do të rriten dhe do t’i shohin. Është detyra ime si nënë që, kur ndodhin këto sjellje, të sigurohem që ata të jenë të mbrojtur. Të gjithë të tjerët mund ta përballojnë, por unë duhet t’i mbroj fëmijët e mi”, ka thënë Kardashian.

Ajo ka hedhur poshtë edhe pretendimet se ajo ka “luksin të largohet dhe të mos merret më kurrë” me Kanyen.