Ylber Ramadani shënoi gol të hënën në fitoren 2:0 të Lecces ndaj Cagliarit.
Për golin dhe paraqitjen ndaj Cagliarit, Ramadani ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormacioni më i mirë i xhiros së 25-të të Serie A është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Për Leccen ishte fitore shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitë.
Për mesfushorin Ramadani ishte goli i parë këtë edicion.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ramadani, është i rëndësishëm për Leccen në repartin e mesfushës.
Edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Brajan Gruda, është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 22-të të Bundesligës.
Gruda shënoi gol dhe bëri asistim të dielën në barazimin 2:2 të Leipzigut ndaj Wolfsburgut.