Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ende në fuqi vendimi i UEFA-s që Izraeli të luajë në terren neutral

izraeli

Më 1 tetor, Kosova luan në udhëtim ndaj Izraelit. Por sipas gjendjes aktuale, Kosova nuk do të luajë në Izrael.

UEFA ka konfirmuar të martën që vendimi që asnjë ndeshje e saj mos të luhet në territorin e Izraelit, është ende në fuqi. Izraeli në vitet e fundit ka luajtur si vendas në terren neutral dhe kështu pritet të vazhdojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë Kosova e pret Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë.

Kosova e Izraeli janë në një grup në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Bëhet fjalë për Ligën B. 

Në Irlandë ka kundërshtime të mëdha për zhvillimin e ndeshjeve me Izraelin. Dhe mediat e këtij vendi po merren vazhdimisht me këtë çështje.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur më 19 tetor 2023 që asnjë ndeshje e garave të UEFA-s nuk mund të luhet në Izrael deri te një njoftim tjetër, për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Dhe ky vendim qëndron ende”, ka shkruar UEFA në një përgjigje për mediumin irlandez “42”.

Si vendas, Izraeli kryesisht luan në Hungari.

Kosova tashmë ka luajtur në Izrael. Barazoi 1:1 në Tel Aviv më 25 mars 2023, në kualifikimet për Euro 2024. “Dardanët” e kanë mposhtur Izraelin më 12 nëntor 2023 në Prishtinë.