Zgjedhjet lokale

Vetëvendosje në Viti thotë se është unike dhe pret fitore

Lëvizja Vetëvendosje , Qendra në Viti, përmes një komunikate ka siguruar qytetarët e Vitisë se kjo lëvizje në Viti është unike dhe aspiron fitoren e kandidatit të saj, profesor Salih Salihut, për kryetar të komunës.

“Përpjekjet e Sokol Halitit, të ndihmuar edhe nga individë e grupe brenda PDK-së dhe të tjerë, me të cilat faktikisht ka qenë në bashkëqeverisje për katër vitet e fundit, që me shpifje e fabrikime nga më të ulëtat, duke mos kursyer edhe ato personale e familjare, me përpjekje për shantazh e presione mediale të dëmtojnë personalitetin e profesor Salihut, nuk do të kenë sukses”, thuhet në komunikatë.

Zgjedhjet e 11 qershorit dëshmuan se Lëvizja Vetёvendosje në Viti është subjekti i parë politik dhe Salih Salihu është përfaqësuesi i saj më legjitim, që do të udhëheqë Vitinë, thekson komunikata, duke i siguruar qytetarët e Vitisë se çdo shpifje e fabrikim do të demaskohet e denoncohet në organet përgjegjëse të shtetit.