Zgjedhjet lokale

PDK e Klinës: Thaçi u takua spontanisht me Bashotën

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Klinë, reagon kundër, siç thotë kumtesa e kësaj partie, të pavërtetave të shumta që ka thënë dega e LDK-së në Klinë përmes një deklarate për media, lidhur me takimin që ka pasur kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën në mbrëmje, transmeton Koha.net.

SHZ i PDK-së, sqaron opinionin publik, se takimi i presidentit të Kosovës me kryetarin e Klinës, ka qenë i paplanifikuar, spontan dhe se nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Takimi i Bashotës me presidentin Thaçi ka qenë publik dhe është bërë në njërën nga kafiteritë e qytetit pa u fshehur nga askush. Madje në takim me Thaçin dhe Bashotën ka pasur edhe anëtare të partive tjera politike siç është rasti i Shpend Terdevës, anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Klinë të cilin LDK-ja as që e përmend. Thaçi po ashtu është takuar edhe me polic të Kosovës dhe qytetarë tjerë pa dallim partie, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.