Nisma ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Klinës për ta përkrahur kandidatin e kësaj partie, Zenun Elezaj në balotazh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë do të garojë kundër kandidatit të PDK-së, Sokol Bashota, transmeton Koha.net.
“Kryesia e Nismës në Klinë me vota unanime ka vendosur që të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Naser Morinës, kryetar i Nismës në Klinë, si dhe Zenun Elezajt të AAK-së për përkrahje në balotazh”, thuhet në komunikatë.
Nisma thotë se kjo është caktuar për shkak të planprogramit të ngjashëm të saj me të AAK-së.
Qytetarët e Klinës më 19 nëntor do të vendosin se kë do ta kenë kryetar të tyre në 4 vitet e ardhshme, Sokol Bashotën e PDK-së apo atë të AAK-së, Zenun Elezaj.