Zgjedhjet lokale

Mustafa me Muhaxherin e Zharkun në Ferizaj e Suharekë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri e ish-ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka vizituar Ferizajn e Suharekën, atje ku dy kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash kanë dalë të dytët në garën e balotazhit, derisa kanë drejtuar komunat përkatëse në mandatin e kaluar.

“Vizitova sot, së bashku me Gazmend Muhaxherrin dhe Lutfi Zharkun degën e LDK-së në Ferizaj dhe atë në Suharekë. Kryetari, Muharrem Sfarqa dhe shumë veprimtarë tanë, sikurse edhe Kryetari Sali Asllanaj dhe Kryesia na njoftuan për punën e vyeshme të tyre. Mobilizimi për fitore është evident”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.