Zgjedhjet lokale

Kandidatët për kryetarë komunash me përqindjen më të lartë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash e për asamblistë të 38 komunave, nga 1,890,952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind, përcjell Koha.net.

Për sa i përket kandidatëve për kryetarë komunash, ishte Bekim Jashari, kandidat i pavarur në Skenderaj, që prinë me më së shumti përqindje. Jashari mori 13.111 numër të votave, ose 85.59 për qind.

Pas tij, në Gllogoc, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci mori 13.124 vota, 59.34 për qind.

Rufki Suma, kandidat i pavarur për Komunën e Hanit të Elezit, ka fituar 57.32 për qind të votave, ose 2.823 vota. Suma ka fituar këtë komunë pa balotazh, duke mposhtur kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.

Ishte Gazmend Muhaxheri i LDK-së i cili në Pejë fitoi pa balotazh me 21.490 të votave, ose 50.35 për qind.

Edhe në Podujevë Agim Veliu nga LDK-ja, mori 18.267 vota ose 48.37 për qind. Ai do të shkoj në balotazh me Ajet Poterën nga Lëvizja Vetëvendosje i cili mori 11.326 vota ose 29,99% .

Në Fushë Kosovë, garën pa balotazh për kryetar komune e ka fituar Burim Berisha nga LDK-ja.

Berisha mori 8.103 të votave ose 63.41 për qind të votave.

Nga rezultatet e deritanishme, nga 38 komuna në balotazh shkojnë: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Kamenica, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva, Dragashi dhe Kllokoti.

Numër të madh të votave morën edhe në Prishtinë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 32.999 vota, 43,85 për qind, dhe Arban Abrashi nga LDK me 27,361 vota, 36,36 për qind.

Për t'u njoftuar me numrin e votave të numëruara dhe rezultatin për kandidatët për kryetarë komunash në kohë reale nga KQZ-ja, klikoni KËTU.