Kryetari i Republika Srpska Milorad Dodik ka uruar Listën Srpska për fitoren në zgjedhjet lokale të Kosovës që u mbajtën dje.
“Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe do ta sigurojë vazhdimin e politikave që koordinohen nga Beogradi. Gjithsesi që është më lehtë të realizohen interesat kombëtare serbe në Kosovë dhe politika shtetërore në Kosovë”, i ka thënë Dodik tanjugut, transmeton Koha.net.
"Dëshiroj t’i uroj të gjithë”, ka shtuar ai.