Zgjedhjet lajme

Plani i teknokratit

Koalicioni rreth Lidhjes Demokratike (LDK/AKR/A/LD) ka pikë më të fortë ekonominë. Kandidati i saj për kryeministër, i cili është edhe prijës i listës së kandidatëve për deputetë, Avdullah Hoti, është profesor universitar i kësaj fushe, i shkolluar në Britani të Madhe.

Ai njihet si teknokrat, për kohën sa ishte ministër i Financave në mandatin që po përmbyllet. Programin qeverisës për mandatin që do të nisë pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, e ka fokusuar kryesisht në premtime që lidhen me ekonominë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më të mëdhatë kanë të bëjnë me rritjen ekonomike e atë të buxhetit shtetëror, si dhe me rënien e papunësisë. Ndërkaq, për të diplomuarit në universitet ka premtuar së paku nga një vit punë.

Të dhënat specifike mbi programin, të cilat i janë kërkuar Kabinetit të Hotit, i janë siguruar gazetës nga Sokol Havolli, një nga ekonomistët e rinj, tash kandidat për deputet e në mandatin që është në përmbyllje ka qenë këshilltar i kryeministrit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.