Zgjedhjet lajme

Havolli: LDK u ofron shkollë partive tjera për ekonomi dhe kundërkorrupsion

Se koalicioni LDK-AKR ka ekonomistët më të mirë, nuk vihet më në pikëpyetje.

Madje, partitë tjera kanë filluar të ankohen se vetëm me ekonomi nuk mbahet shteti!

Por ne u themi atyre se me "historianët", si kuadër i vetëm që e keni, me diploma të dyshimta, nuk mbahet shteti.

Me ekonomi të fortë, që e garanton LDK-ja, forcohet shteti, forcohet ushtria, forcohet arsimi, forcohet shëndetësia, rendi e ligji, e kultura e sporti. Ju nuk dëshironi t'i shihni këto shtylla të shtetit të forta.

LDK mundet me iu dhënë shkollë partive tjera për ekonomi dhe për ta luftuar korrupsionin. Por, ju lutem mos ikni prej orës së luftës kundër korrupsionit.

Sokol Havolli është kandidat i LDK-së për deputet dhe mban numrin 101. Ka doktoruar në Britani të Madhe në fushën e ekonomisë.