Sigurim shëndetësor për qytetarët brenda vitit të parë të qeverisjes, ka premtuar kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.
Derisa ka prezantuar programin e saj për shëndetësinë, Osmani ka thënë se do të rrisin buxhetin për këtë sektor për 200 milionë euro.
Osmani ka shtuar se shëndetësia do të jetë prioritet dhe shtyllë kryesore e programit të LDK-së, raporton KTV.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësues të organizatës “Handikos”.
Ata Haradinajt i janë ankuar për mos-zbatim të ligjit për punësim, mosmiratim të ligjit për këtë kategori dhe për mungesë të mbështetjes financiare.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka premtuar se brenda dy vjetësh, çdo familje do t’i marrë fletët poseduese për pronat e tyre.
Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes themelimit të Agjencisë për trajtimin e Ndërtimeve pa leje.