Zgjedhjet 2019

Misioni i BE-së vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë, kritikon RTK-në e KPM-në

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Misioni BE-së, e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit dhe numërimit të zgjedhjeve të parakohshme, por edhe përqindjen e daljes në votim.

Megjithatë, sipas kryesueses së misionit, Viola Von Cramon-Taubadel, për serbët e Kosovës, procesi ka qenë i cenuar me fushatën e frikësimit për të votuar Listën Serbe, transmeton KTV.

Von Cramon-Taubadel, ka lavdëruar KQZ-në për punën e bërë dhe nivelin e transparencës, por në konkluzionet paraprake, që i ka lexuar ajo, ka pasur edhe kritika për disa institucione.

Sipas saj, KPM, ka dështuar të bëjë punën e saj, ndërsa, televizioni publik, sipas saj, ka bërë raportim partiak.