Ora 7:00 e mëngjesit ka sjellë votuesit e parë në qendrën e votimit, “Faik Konica” në Prishtinë.
Procesi i votimit ka nisur me kohë, por në disa vendvotime kishte edhe vonesa në mungesë të komisionerëve dhe të materialit zgjedhor, raporton KTV.
Pasi shfrytëzuan të drejtën e votës, qytetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për pritjet e tyre nga këto zgjedhje.
Kishte edhe votues që kanë ardhur enkas nga diaspora për të votuar.
E një tjetër qytetar e pret liberalizimin, por jo për t’u larguar nga Kosova.
Qytetarët e Kosovës kanë votuar këtë të diel për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 7-ta parlamentare.