Astronomi Carl Sagan dikur vlerësoi se galaktika ndoshta përmbante 10.000 civilizime të përparuara, gjë që duket pak e ekzagjeruar duke pasur parasysh se përpjekjet për zbulimin e së paku radiosinjaleve nga ndonjë prej këtyre civilizimeve kanë rezultuar të pafrytshme. Por, ky është problemi i vërtetë: hapësira është shumë e madhe. Distancat midis Tokës dhe vendit më të afërt të tillë janë të mëdha. Me shpejtësitë e tanishme të udhëtimit me anë të fluturimit të teknologjisë aktuale njerëzore do të duheshin rreth 75.000 vjet për të udhëtuar vetëm katër vjet drite, sa është largësia ndërmjet nesh dhe Proxima Centauri b, planetit më të afërt që konsiderohet të jetë i banueshëm
Më në fund, edhe ne në Britaninë e Madhe i shijuam dy apo tri ditë me një kohë me diell. Nuk mund ta kujtoj kur ishte hera e fundit që e përjetova një ditë me mot të tillë. Ky dimër ishte tepër i gjatë dhe – duke marrë parasysh pandeminë dhe ngujimet – tepër morbid.
Për ju të cilët ndoshta e lexoni Ditarin tim rregullisht, e dini se nganjëherë nuk mjaftohem me ngjarjet politike në vend apo në botë dhe kësisoj më duhet ta zgjeroj fushën e veprimit diplomatik edhe me tema nga eksopolitika.
Së shpejti pritet raporti i ri i Pentagonit në Kongresin Amerikan sa i përket fenomenit të UFO-ve (objektet fluturuese të paidentifikuara).
Cilat janë implikimet dhe çdo të thotë kjo për shoqërinë njerëzore të shekullit 21?
Raportime për ngjarjet me objekte fluturuese të paidentifikuara përgjatë historisë ka shumë, mirëpo unë do të ndalesha vetëm te ngjarjet e raportuara pas Luftës së Dytë Botërore, kur edhe avancimi ynë teknologjik në këtë planet kishte filluar të merrte hov.
Përkundër zhvillimit teknologjik, objektet fluturuese të paidentifikuara dukej se tejkalonin shumëfish arritjet tona shkencore apo kuptimin tonë mbi fluturimet dhe gravitacionin.
Shkurtimisht, raporti mendohet se do të sugjerojë që së pari UFO-t ekzistojnë; së dyti që ata sfidojnë shpjegimin e lehtë; dhe së treti që ky fenomen duhet të merret seriozisht dhe të studiohet më tej. Ajo që nuk pritet të pretendohet të thuhet në këtë raport është se e gjithë kjo është qartazi punë e jashtëtokësorëve.
Në botën kur lajmet e vërteta nuk besohen dhe kur “fake news-i” bëhet lajm, vjen edhe ky raportim i Pentagonit në Kongresin Amerikan në lidhje me UFO-t, temë kjo e cila për një kohë të gjatë është marrë për tallje, teksa njerëzit të cilët raportonin ngjarje të tilla konsideroheshin si të çmendur.
Shkencëtarët kanë vlerësuar se janë të paktën 300 milionë planetë me kushte të ngjashme jetese me tonat vetëm në galaktikën e Rrugës së Qumështit. Cilat janë shanset që jeta do të shfaqet me kombinimin e duhur të një dielli jo shumë të nxehtë, jo shumë të ftohtë, me një planet jo shumë të madh, jo shumë të vogël, me hidrogjen, oksigjen, karbon dhe të gjitha ato blloqet e tjera të cilat e ndërtojnë atë që ne e quajmë jetë? Padyshim e lartë. Astronomi Carl Sagan dikur vlerësoi se galaktika ndoshta përmbante 10.000 civilizime të përparuara, gjë që duket pak bujare duke pasur parasysh se përpjekjet për të paktën zbulimin e radiosinjaleve nga ndonjë prej këtyre civilizimeve kanë rezultuar të pafrytshme. Por, ky është problemi i vërtetë: hapësira është shumë e madhe. Distancat midis Tokës dhe vendit më të afërt të tillë janë pothuajse në mënyrë gjithëpërfshirëse të mëdha.
Me shpejtësitë e tanishme të udhëtimit me anë të fluturimit të teknologjisë aktuale njerëzore do të duheshin rreth 75.000 vjet për të udhëtuar vetëm katër vjet drite, sa është largësia ndërmjet nesh dhe Proxima Centauri b, planetit më të afërt që konsiderohet të jetë i banueshëm. Pra, teoria aktuale është se një kulturë e huaj mund të udhëtojë për mijëra vjet për të arritur këtu (ose të paktën disa vite nëse zbulojnë disi udhëtimin që i afrohet shpejtësisë së dritës) dhe pastaj thjesht ta kalojnë kohën e tyre duke gumëzhitur pranë aeroplanëve të linjave ajrore apo avionëve ushtarakë, ose duke fluturuar të dukshëm për disa sekonda para se të zhduken në qiell. Ne do ta quanim një gjë të tillë të pamundur. Ne gjithashtu mund të flasim për udhëtime në kohë ose magji.
Natyra e njeriut është e ndërtuar asisoj që sapo të ballafaqohet me fenomenet për të cilat nuk ka përgjigje apo shpjegime të qëndrueshme të paradigmës aktuale, atëherë u jepet shpjegimeve të cilat kufirin e kanë vetëm te fantazia e pafundme.
Çfarë thonë skeptikët për Raportin e Pentagonit për UFO-t?
Shkrimtari i shkencës, Mick West, zakonisht konsiderohet si zëri kryesor i grupit, duke pohuar se UFO-t e pikasur nga ushtria janë teknologji e mundshme që ne tashmë e kuptojmë. Në një paraqitje në CNN javën e kaluar, ai përmblodhi argumentin e tij: Imazhet që shohim në videot ushtarake për UFO-t mund të jenë lehtësisht rezultat i instrumenteve të keqkalibruara ose shtrembërimeve të ndryshme të kamerës. Ndërsa West mendon se të gjitha videot e lëshuara deri më tani "mund të shpjegohen", ai mbështet hulumtimet e mëtejshme mbi këtë temë.
"Nëse pilotët po raportojnë gjëra që nuk mund t'i identifikojnë, atëherë ne duhet të kuptojmë se çfarë po shkon keq atje", tha ai. “A është diçka e re apo është ndonjë dështim i sistemit? A është një dështim i personelit apo teknologjisë? Le ta kuptojmë këtë.”
Ku qëndrojnë presidentët e SHBA-së kohëve të fundit në raport me UFO-t?
Presidenti Joe Biden ka shmangur me sukses përpjekjet e fundit për ta bërë atë ta peshojë çështjen e fenomeneve ajrore të paidentifikuara. "Presidenti Obama thotë se ka pamje dhe regjistrime të objekteve në qiell. Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë janë ato – çfarë mendoni?", e pyeti presidentin një gazetar gjatë një konference shtypi më 21 maj. Bideni devijoi duke thënë: "Unë do ta pyesja përsëri", para se të buzëqeshte dhe të largohej nga podiumi.
Që nga largimi nga detyra, Obama ka qenë më i hapur në lidhje me interesin e tij për këtë temë. Disa ditë para pyetjes për Bidenin, ish-presidenti u shfaq në “The Late Late Show With James Corden”, ku drejtori muzikor i shfaqjes, Reggie Watts, e pyeti atë për teoritë e tij mbi paranormalen. "Kur bëhet fjalë për alienët, ka disa gjëra që thjesht nuk mund t'u them në emër", pëshpëriti Obama.
"Shikoni, e vërteta është se kur e mora detyrën e presidentit pyeta: 'A ka ndonjë laborator diku që po mbajnë ekzemplarët dhe anijen kozmike? Ata bënë një hulumtim dhe pas pak kohe përgjigja ishte ‘jo’’", vazhdoi Obama. "Por, ajo që është e vërtetë – dhe unë me të vërtetë jam serioz – është se ka pamje dhe regjistrime të objekteve në qiell që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë janë. Ne nuk mund të shpjegojmë se si ato lëvizin, apo ta shpjegojmë trajektoren e tyre. Unë mendoj se njerëzit ende e marrin seriozisht çështjen, duke u përpjekur të hetojnë dhe të kuptojnë se çfarë është vërtet ajo për kah natyra. Por, nuk kam asgjë për të raportuar sot”.
Gjatë një paraqitjeje tjetër të tij javën e kaluar, në një podcast me Ezra Klein, ish-presidenti Obama u mor në pyetje nëse beson se prova e pamohueshme e ekzistencës së alienëve do ta ndryshonte politikën e tij.
"Fetë e reja do të shfaqeshin", tha ish-presidenti, “po të konfirmohej ekzistenca e alienëve.”
"Por, padyshim që do të kishte argumente të menjëhershme. Për shembull, ne duhet të shpenzojmë shumë më shumë para në sisteme armësh për ta mbrojtur veten. Dhe kushedi se në çfarë lloj argumentesh të tjera do të mund të futemi", shtoi ish-presidenti.
"Ne jemi të mirë në krijimin e argumenteve për njëri-tjetrin".
Nga ana e tij, Donald Trump nuk i mori kurrë seriozisht UFO-t sa ishte në detyrë. Në disa raste, kur ai komentonte për këtë çështje, zakonisht devijonte, duke premtuar të "hidhte një vështrim të mirë dhe të fortë në këtë çështje” dhe duke i thënë George Stephanopulosit se nëse kishte ndonjë provë të alienëve, "ju do të jeni i pari që do ta kuptonit”.
Senatori republikan, Marco Rubio, paralajmëroi që zyrtarët e SHBA-së duhet t’i marrin më seriozisht UFO-t që hyjnë në hapësirën ajrore të vendit dhe "nuk duhet t'i përqeshin".
Ai i tha emisionit “60 Minutes” të rrjetit CBS se hetimit të fluturakeve nga fuqitë e huaja – ose edhe një civilizimi tjetër – duhet t'i jepet më shumë kohë. Gjithashtu duhet të ketë më shumë burime.
Senatori Rubio tha: “Unë dua që ta marrim seriozisht dhe të kemi një proces për ta marrë seriozisht”.
"Unë dëshiroj që të kemi një proces për t’i analizuar të dhënat sa herë që ato të jenë të disponueshme. Që të ketë një vend ku këto të dhëna katalogohen dhe analizohen vazhdimisht, derisa t’i marrim disa përgjigje."
Çka është embargoja 74-vjeçare?
Steve Bassett ka punuar pa u lodhur për t'i dhënë fund embargos 74-vjeçare të informacionit të klasifikuar mbi UFO-t. Bassett i tha “The Sun Online” se beson që agjencitë e inteligjencës po përgatiten ta heqin kapakun për vizitat nga jashtëtokësorët.
"Ne mund të kemi arritur në fundin e finales për ta marrë konfirmimin e pranisë së ET (jashtëtokësorëve), që e kemi pritur [gati] 75 vjet ", tha Bassett. "Kjo do të ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë njerëzore."
Pretendohet që ky mbulim i informatave filloi më 1947, kur Forca Ajrore e Ushtrisë në Roswell (RAAF) shpërndau një njoftim për shtyp, duke pretenduar se kishin gjetur mbetjet e një "disku fluturues" i cili ishte përplasur në shkretëtirë. Të nesërmen ata ndërruan mendje dhe thanë se fenomeni nuk ishte asgjë më shumë sesa përplasja e një balone meteorologjike.
Që nga atëherë ra velloja e perdes mbi informimet në lidhje me këto fenomene.
Përpilim i materialeve nga:
“The Baltimore Sun”
“Intelligencer”
“The Sun”