Më shumë se 50 vjet më parë mësova se shumë nga kafshët, mishin e të cilave e konsumoja asokore, ishin të dënuara me jetë të mjerueshme nëpër kasollet e errëta të fermave të fabrikës. U bëra vegjetarian dhe shkrova “Animal Liberation”-in, që nga ana tjetër kontribuoi në ngritjen e lëvizjes bashkëkohore në mbrojtje të të drejtave të kafshëve
Së fundmi është bërë e ditur se jam fituesi i Çmimit Berggruen për Filozofinë dhe Kulturën për vitin 2021, çmim vjetor prej 1 milion dollarësh për “arritjet kryesore në avancimin e ideve që i japin formë botës”. Natyrisht, jam i kënaqur që puna ime është njohur për atë që kam shpresuar gjithmonë: se do të ndryshoj botën për të mirë. Jam i nderuar që bashkohem me fituesit e shquar të mëparshëm, nga të cilët më të fundit janë Martha Nussbaum, Ruth Bader Ginsburg dhe Paul Farmer, dhe i jam mirënjohës Nicolas Berggruenit për interesimin dhe mbështetjen e tij - shumë të rralla në mesin e investitorëve të pasur - të filozofisë dhe ideve.
Pasi gëzimi për lajmin u zbeh, fillova të mendoja se çfarë do të bëja me paratë. Nuk m’u desh shumë kohë që të vendosja për dhurimin e tyre.
Së pari, gruaja ime dhe unë e pranojmë se kemi mjaft para për të jetuar të qetë dhe për të bërë gjërat që kanë vërtet rëndësi për ne, dhe mendojmë se edhe fëmijët tanë janë në pozicion të njëjtë. Sigurisht që ndihmon që ata të jetojnë në Australi dhe, ndryshe nga shumica e botës, të kenë ujë të pijshëm të sigurt, kujdes shëndetësor falas ose të përballueshëm, si dhe arsimim falas për fëmijët e tyre.
Për më tepër, unë jam i njohur për argumentimin se ashtu siç do të ishte e gabuar të lini një fëmijë të mbytet në një pellg të cekët, sepse nuk keni dashur të prishni një palë këpucë të shtrenjta, kështu që është e gabuar të shpenzoni para për luks që mund të parandalojnë vdekjen e fëmijëve nga malaria ose kushteve të tjera të zakonshme, që çdo vit shkaktojnë vdekjen e miliona fëmijëve me të ardhura të ulëta. Duke pasur parasysh këtë, si mund ta arsyetoj përdorimin e parave të shpërblimit, për të blerë gjëra luksoze për mua ose familjen time?
Rreth dhjetë vjet më parë themelova “The Life You Can Save”, organizatë bamirëse që përhap mesazhin se është çuditërisht e lehtë për shumicën e njerëzve në vendet e pasura të bëjnë një ndryshim të madh te ata në varfëri ekstreme, në vendet me të ardhura të ulëta. “The Life You Can Save”, aktualisht rekomandon 23 bamirësi që janë vlerësuar në mënyrë të pavarur se ofrojnë vlerë të jashtëzakonshme për para në kursimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në varfëri ekstreme.
Kam vendosur t'i jap gjysmën e parave të çmimit për organizatën bamirëse. Po e bëj këtë sepse gjatë tre vjetëve të fundit çdo dollar i shpenzuar nga “The Life You Can Save” gjeneroi mesatarisht 17 dollarë donacione për organizatat jofitimprurëse të rekomanduara. (Për të parandaluar cinikët, do të shtoj se nuk kam marrë asnjë qindarkë nga organizata.)
Por unë nuk po i jap të gjitha paratë e çmimit për t’i ndihmuar njerëzit në varfëri ekstreme. Më shumë se 50 vjet më parë mësova se shumë nga kafshët, mishin e të cilave e konsumoja asokohe, ishin të dënuara me jetë të mjerueshme nëpër kasollet e errëta të fermave të fabrikës. U bëra vegjetarian dhe shkrova “Animal Liberation”-in, që nga ana tjetër kontribuoi në ngritjen e lëvizjes moderne të të drejtave të kafshëve. Bujqësia në fabrikë mbetet e tmerrshme, duke shfrytëzuar pa mëshirë dhjetëra miliarda kafshë tokësore çdo vit dhe një numër të madh peshqish gjithashtu. Prodhimi i kafshëve është gjithashtu një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike, dhe shton rrezikun e pandemive. Kështu që kam në plan të dhuroj më shumë se një të tretën e parave për organizatat që luftojnë bujqësinë e fabrikës, dhe të rekomanduara si efektive nga vlerësuesit e bamirësisë së kafshëve.
Do të mbeten akoma, dhe për këtë, ju ftoj të më ndihmoni të vendos për shpërndarjen, në bazë të qasjes etike të përshkruar në “The Life You Can Save”, që është në dispozicion si një libër elektronik dhe audiobook falas në faqen e internetit të organizatës, ku do të jeni në gjendje të më tregoni se çfarë mendoni.
Po në lidhje me opsionet e tjera? A duhet të dhuroj për organizatat që mbrojnë një kalim më të shpejtë në emetimet e gazit serrë zero-zero? Mendova për këtë, por vendosa që numri i organizatave që punonin në të tashmë i zvogëlonte shanset e kontributit tim duke bërë një ndryshim të rëndësishëm. Disa altruistë efektivë na nxisin të përqendrohemi në zvogëlimin e rrezikut të zhdukjes. Por pasiguritë se si të arrihet ai objektiv janë aq të mëdha sa unë preferoj të dhuroj për projekte për të cilat shanset për të arritur diçka pozitive janë shumë më të larta.
Unë jam i bindur se dhurimi për të shpëtuar jetë, për të rikthyer shikimin, ose për t’ia mundësuar një familjeje të shpëtojë nga varfëria ekstreme, bën më mirë sesa të dhurosh para për një muze ose operë. Krahasimet e tjera janë më të vështira. Si renditet shpëtimi i një milion pulave nga jeta në kafaze me tela kundër nxjerrjes së një duzine familjesh nga varfëria ekstreme?
Në fund, ka disa shkaqe që do të ishte mirë të mbështeteshin. Nuk mund të pretendoj më shumë për të miat sesa që ato janë ndër më të mirat në dispozicion.
(Peter Singer është profesor i Bioetikës në Universitetin e Princetonit. Ai ka shkruar librat si “Animal Liberation”, “Practical Ethics”, “The Life You Can Save” dhe “Ethics in the Real World”. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)