OpEd

Një marrëveshje SHBA-BE për dezintegrimin e Bosnjë-Hercegovinës

Ky ishte misioni që e kishte sjellë Angelina Eichhorstin, drejtoreshën menaxhuese për Evropë të Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian, në Sarajevë javën e kaluar, duke egërsuar shtetasit dhe ligjbërësit proevropianë dhe proamerikanë të Bosnjë-Hercegovinës; që të bashkëpunojnë me të dërguarin amerikan, Matthew Palmer, dhe ta shtyjnë partinë kryesore boshnjake, po ashtu edhe opozitën jonacionaliste, që ta pranojnë një marrëveshje për të ashtuquajturën reformë gjyqësore të zgjedhjeve, që ligjërisht dhe institucionalisht do ta thellonte ndarjen etno-territoriale në Bosnjë-Hercegovinë

Bodo Weber dhe Valery Perry

Politika e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktë në tërë Ballkanin Perëndimor, ka pasur një trajektore çdo herë e më të ulët, qëkur i mori frenat para një dekadë e gjysmë.

Tani, në bashkëpunim me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, është duke kërkuar ta mbulojë këtë dështim me zbutjen e separatistëve në Bosnjë, në të njëjtën kohë duke udhëhequr një fitore gjeopolitike, për ta kundërshtuar Rusinë falas.

Kjo në fakt do të llogaritej si bashkëpunim me liderët nacionalistë të vendit në një rrugë intensive drejt shpërbërjes etno-territoriale të shtetit, e cila nuk do të jetë paqësore.

Mirëpo, tashmë e kemi parë se një grusht shtet i tillë diplomatik mund të etiketohet si arritje, e jo si dështim i pashmangshëm.

Kjo është praktikë tradicionale në negociatat diplomatike për ta shtrydhur palën më të dobët, derisa të dalë në pah ndonjë marrëveshje.

Ky ishte misioni që e kishte sjellë Angelina Eichhorstin, drejtoreshën menaxhuese për Evropë të Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian, në Sarajevë javën e kaluar, duke egërsuar shtetasit dhe ligjbërësit proevropianë dhe proamerikanë të Bosnjë-Hercegovinës; që të bashkëpunojnë me të dërguarin amerikan, Matthew Palmer, dhe ta shtyjnë partinë kryesore boshnjake, po ashtu edhe opozitën jonacionaliste, që ta pranojnë një marrëveshje për të ashtuquajturën reformë gjyqësore të zgjedhjeve, që ligjërisht dhe institucionalisht do ta thellonte ndarjen etno-territoriale në Bosnjë-Hercegovinë.

Tërë kjo është duke ndodhur kundër krizës më të keqe të vendit, që nga trakti paqësor i Daytonit më 1995. Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i lidhur me HDZ-në dhe me kurajën e dhënë nga Zagrebi dhe Beogradi ka nisur dekadën e tij dhe një sulm gjysmë të gjatë në ligjin kushtetues të pasluftës së shtetit, duke shpallur hapa me ndikim të madh nga institucionet e Republikës Serbe drejt shpërbërjes së atij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës.

Përshkallëzimi i fundit evoluoi gjatë gjashtë muajve të fundit, pasi diplomatët e BE-së dhe të SHBA-së në terren në BeH, të mbështetur nga zyrtarë të rangut të mesëm në Washington dhe Bruksel, nisën bisedime ndërpartiake mbi reformat zgjedhore dhe të ashtuquajturën “reforma e kufizuar kushtetuese”.

Këto bisedime morën formën de facto të marrëveshjes së fshehtë për t’i kënaqur agjendat nacionaliste të paplotësuara të liderëve politikë, para së gjithash atë të Dragan Çoviqit, kreut të HDZ-së, partia kryesore kroate e Bosnjës, e cila dëshiron ta ruajë përparësinë e saj mes votuesve kroatë të Bosnjës.

Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i BE-së në BeH, Valentin Inzko, pas presionit nga BE-ja dhe SHBA-ja, për ta mbështetur marrëveshjen që po e shkelnin, e kishin nxitur atë që ta imponojë një ligj kundër mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të krimeve të luftës dhe kriminelëve në ditën e tij të fundit në këtë detyrë; një vendim plotësisht i kuptueshëm personal e moral, por që çalonte për nga ana e strukturës strategjike dhe mbështetjes.

Ky vendim kishte nxitur largimin e serbëve të Bosnjës nga institucionet qendrore. Gjithashtu ia kishte vështirësuar jetën pasardhësit të tij, gjermanit Christian Schmidt.

Nominimi i dizajnuar i Schmidtit nga vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, pa ndonjë politikë strategjike të qartë apo plan, e ka lehtësuar edhe më shumë përshkallëzimin. E ka shtyrë Dodikun që ta vërë në pyetje caktimin e hershëm të Schmidtit dhe ekzistencën e Zyrës së Përfaqësuesve të lartë më gjerësisht, të mbështetur nga Rusia, që ka përforcuar aktivitetet e saj kundër Perëndimit, sipas Bosnjë-Hercegovinës.

Image

Vetoja ruse këtë javë në OKB?

Kjo lëvizje ngriti rrezikun e një vetoje ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër forcës paqeruajtëse të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, EUFOR-i, mandati i së cilës diskutohet për vazhdim vjetor këtë muaj, ndoshta edhe këtë javë.

Milorad Dodik erdhi në pushtet si udhëheqës i Republika Srpska, entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, në vitin 2006, rreth kohës kur Bashkimi Evropian mori drejtimin e bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Që atëherë gjërat shkuan në një spirale në rënie. Dodiku ka testuar vijat e kuqe të Perëndimit disa herë duke kërcënuar se do të organizojë referendume të ndryshme ose me shkëputje të plotë. Kundërpërgjigjet e dobëta të Perëndimit ndihmuan në minimin e integritetit të Qeverisë qendrore dhe ngecjen e reformave shumë demokratike dhe të sundimit të ligjit, që supozohet se kërkohen që vendi të bëjë përparimin e nevojshëm për kandidaturën në BE.

Këtë herë, vetë Dodiku u shfaq i befasuar nga mungesa e shtytjes nga BE dhe SHBA, diçka që, sipas disa raporteve, e bëri atë të përshkallëzonte kërcënimet e tij përtej asaj që synonte të shkonte.

Do të kishte qenë lëvizje e drejtpërdrejtë për të shkuar drejt ndaljes së aventurizmit të Dodikut, duke neutralizuar njëherësh veton e mundshme ruse kundër EUFOR-it. Dërgimi i përforcimeve EUFOR-it dhe dërgimi i trupave të EUFOR-it dhe NATO-s në qytetin strategjik të Brçkos, krahinë autonomike që e ndan përgjysmë Republikën Sërpska do të demonstronte vullnetin strategjik të Bashkimit Evropian për parandalimin e sfidës serioze për sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.

Mjerisht, kjo nuk ekziston, sikur se nuk ekziston edhe strategjia.

Në vend të kësaj, boshllëku i krijuar nga mungesa e një politike strategjike perëndimore dhe vullneti politik është mbushur nga zyrtarë të nivelit më të ulët, Eichhorst dhe Palmer, që të dy ishin edhe faktorë vendimtarë në shtytjen e rrezikshme BE-SHBA drejt një marrëveshjeje shkëmbimi etno-territorial të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në 2017-2020.

“Qetësimi”

Dhe në Bosnjë ata duket se qëllimisht po qetësojnë dy agjendat nacionaliste përçarëse nëpërmjet një marrëveshje në pako; Dodiku do të merrte dhuratën e rëndësishme të dhënies së një hiseje të madhe të shtetit dhe pronës së mbrojtjes, e që shteti i Bosnjë-Hercegovinës është pronar legal, entiteteve (ose kantoneve), një element kyç për listën e dëshiruar të Dodikut, në këmbim të heqjes dorë prej hapave të ndarjes së menjëhershme; derisa HDZ-ja e Bosnjës-Hercegovinës do të reformonte ligjin e saj të zgjedhjeve, duke siguruar një ulëse në presidencën trianëtarëshe nëpërmjet inxhinieringut zgjedhor.

Një marrëveshje e tillë do të thellonte ndarjen etno-territoriale të Bosnjë-Hercegovinës dhe do t’i vendoste skicat për një copëtim gradual, të ndihmuar, nxitur dhe legjitimuar nga BE-ja dhe SHBA-ja. Shpallja e fitores dhe pretendimi se vendi i plotësonte kushtet për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë ("zgjidhja" e çështjes së pronës shtetërore dhe mbrojtjes, e bllokuar prej kohësh nga veprimet antikushtetuese të RS, është në thelb të kushteve 5+2 për mbyllje) do të ishte në të njëjtën kohë instrumentim i fundit ekzekutiv i komunitetit ndërkombëtar për të frenuar spiralen në rënie, së bashku me EUFOR-in. Franca, SHBA-ja dhe Britania e Madhe duken të gjitha në rrugën e duhur për të telegrafuar një mesazh të mbështetjes së reduktuar për Përfaqësuesin e Lartë për të shmangur një veto ruse (dhe potencialisht kineze) të EUFOR-it, të planifikuar për të mërkurën (3 nëntor) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Moska dhe Pekini nuk mund të vendosnin veton ndaj emërimit të Schmidtit; ata mund të kundërshtojnë EUFOR-in në KS të OKB-së.

Kryeqytetet e BE-së, sidomos Berlini dhe Parisi, duhet më në fund të tregojnë interesim për situatën dhe të konfrontohen me politikën e ndërveprimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, duke e zëvendësuar me një politikë më strategjike.

Përfaqësuesi i Lartë, Borrell, duhet të fillojë të kryejë punën e vet, sikur i është kujtuar në një letër të nënshkruar nga eurodeputetët e katër grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian më 21 tetor dhe të zëvendësojë Eichhorstin në rolin e saj aktual.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë nën drejtimin e Christian Schmidtit duhet të mbrojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Marrëveshjen e Paqes së Daytonit seriozisht dhe të frenojë impulsin e vendimmarrjes së rrezikshme të BE-së dhe SHBA-së.

EUFOR-i duhet të zgjerohet në Brçko dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të abstenojë nga urgjente e rrejshme e reformimit të ligjit zgjedhor të Bosnjës dhe në vend të kësaj të përqendrohet ngushtësisht në përmirësimin e integritetit të zgjedhjeve. Koha për ndryshim kushtetues gjithëpërfshirës është ajo pas zgjedhjeve të vitit 2022.

(Bodo Weber dhe Valery Perry janë bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit të Politikës së Demokratizimit, me qëndrim në Berlin dhe respektivisht në Sarajevë.)