Si pasojë e pandemisë globale të COVID-19, problemet e punës kanë ripërtërirë vëmendjen me shumë të drejtë. Mirëpo si munden punëtorët që jo vetëm të mos e marrin atë që ju takon, por edhe të mos kenë qasje në punë të denja që mundësojnë jetë kuptimplote?
Cambridge, 12 dhjetor - Katër dekadat e fundit të globalizimit dhe inovacionit teknologjik kanë qenë një ndihmë për ata me shkathtësi, pasuri dhe lidhje për të përfituar nga mundësitë dhe tregjet e reja. Mirëpo punëtorët e thjeshtë nuk kanë pasur shumë arsye për t’u gëzuar.
Në ekonomitë e zhvilluara, të ardhurat për ata me më pak arsimim shpesh stagnojnë, pavarësisht nga fitimet e produktivitetit të përgjithshëm të punës. Për shembull, që nga viti 1979 kompensimi i punëtorëve të prodhimit në SHBA është rritur në më pak se një të tretën e shkallë së rritjes të produktivitetit. Pasiguria dhe pabarazia në tregun e punës u rritën dhe shumë komunitete mbetën mbrapa pasi fabrikat u mbyllën dhe vendet e punës u nisën diku tjetër.
Në vendet në zhvillim, ku teoria e standardit ekonomik ka parashikuar se punëtorët do të jenë përfituesit kryesorë të zgjerimit të divizionit global të punës, korporatat dhe kapitalet kanë korrur të ardhurat më të mëdha. Libri i ardhshëm nga George Washington University’s Adam Dean tregon se edhe aty ku mbizotërojnë qeveritë demokratike, liberalizimi i tregtisë shkon barabar me shkeljen e të drejtave të punës.
Sëmundjet e tregut të punës krijojnë tendosje më të gjera sociale dhe politike. Në librin e tij pathbreaking të vitit 1996, When Work Dissappears, sociologu William Julius Wilson ka përshkruar se si anulimi i punëve të blu-kollareve ka shkaktuar një rritje të shkatërrimit të familjeve, abuzimit të drogave dhe krimit. Së fundi, ekonomistët Anne Case dhe Angus Deaton kanë dokumentuar rritjen në “vdekjet nga dëshpërimi” mes burrave amerikanë më pak të arsimuar. E një literaturë empirike në rritje e ka lidhur ngritjen e populizmit autoritar të krahut të djathtë në ekonomitë e zhvilluara me zhdukjen e punëve të mira për punëtorët e thjeshtë.
Si pasojë e pandemisë globale të COVID-19, problemet e punës kanë ripërtërirë vëmendjen me shumë të drejtë. Mirëpo, si munden punëtorët që jo vetëm të mos e marrin atë që ju takon, por edhe të mos kenë qasje në punë të denja që mundësojnë jetë kuptimplote?
Një mënyrë është për t’u mbështetur në interesat intelektuale të korporatave të mëdha. Punëtorët e lumtur janë më produktivë dhe ka më pak gjasa që ta lënë punën dhe akoma më shumë ka gjasa që të kenë një shërbim më të mirë ndaj konsumatorit. Zeynep Ton ka treguar se objektet e shitjes me pakicë mund t’i shkurtojnë kostot dhe të rrisin fitimet duke dhënë paga të mira, duke investuar tek punëtorët e tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të punonjësve.
Mirëpo, shumë firma që pretendojnë të marrin rrugën e vështirë në standardet e punës janë po ashtu fuqimisht kundër sindikatave, kështu marrin rrugën më të lehtë duke i minimizuar pagat e punëtorëve e duke theksuar se kjo shpesh është një strategji fitimprurëse për korporatën. Historikisht, është fuqia kundër-balancuese e punës nëpërmjet veprimit kolektiv dhe organizimit të sindikatave- ajo që ka sjellë më së shumti përfitime për punëtorët.
Pra, një strategji e dytë për të ndihmuar punëtorët konsiston në rritjen e fuqisë organizative të punëtorëve ndaj punëdhënësve. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbështetur në mënyrë eksplicite këtë qasje, duke argumentuar se tkurrja e klasës së mesme amerikane është pasojë e rënies së fuqisë të sindikatave dhe është zotuar se do të forcojë punën organizative dhe negociatat kolektive.
Në vendet sikurse SHBA-ja, ku sindikatat janë bërë dukshëm më të dobëta, kjo strategji është e domosdoshme për të përmirësuar pabarazitë në fuqinë e negocimit. Mirëpo, përvoja në shumë vende evropiane, ku puna organizative dhe negociatat kolektive qëndrojnë të forta, tregojnë se kjo mund të mos jetë zgjidhje e plotë.
Problemi është se të drejtat e forta të punëtorëve mund gjithashtu të krijojnë tregje pune dualiste, ku përfitimet u grumbullohen të “brendshmëve” teksa shumë punëtorë me më pak përvojë kanë problem të gjejnë vende pune. Marrëveshjet e gjera kolektive dhe rregulloret e fuqishme të punës në përgjithësi u kanë shërbyer mirë punëtorëve francezë. Mirëpo Franca ka një ndër shkallët më të larta të papunësisë së të rinjve në mesin e ekonomive të zhvilluara.
Një strategji e tretë, e cila synon ta minimizojë papunësinë, është sigurimi i kërkesës adekuate për punë nëpërmjet politikave makroekonomike ekspansioniste. Kur politika fiskale i mban kërkesat e grumbulluara të larta, punëdhënësit i ndjekin punëtorët- dhe jo anasjelltas- dhe papunësia mund të mbetet e ulët. Studimi i Larry Mishel dhe Josh Bivens nga Instituti i Politikave të Ekonomisë tregon se masat shtrënguese makroekonomike janë një arsye e madhe pse pagat në Amerikë kanë mbetur prapa produktivitetit që nga vitet ’80. Në të kundërtën, përgjigjja fiskale agresive e administratës së Bidenit ndaj krizës së COVID-19 ka siguruar që pagat në SHBA të rriten mes një rënieje të dukshme të papunësisë.
Por, megjithëse tregjet e shtrënguara të punës mund t’i ndihmojnë punëtorët, ato gjithashtu mund të përbëjnë një rrezik inflacioni. Për më tepër, politika makroekonomike nuk mund t’ua mësyjë punëtorëve me kualifikim më të ulët për punë ose rajoneve ku më së shumti kanë nevojë për vende të punës.
Një strategji e katërt, atëherë, është që ta ndërrojë strukturën e kërkesës në ekonomi në mënyrë që të përfitojnë punëtorët më pak të arsimuar dhe rajonet depresive në veçanti. Mungesa e punëve të siguruara, vendet e punës së shtresës së mesme, janë të lidhura ngushtë me zhdukjen- si rezultat i ndryshimit teknologjik dhe globalizimit- e punës së prodhimit dhe shitjeve në sektorin e shërbimeve dhe punës. Politikëbërësit duhet të përqendrohen në zgjerimin e ofertave për vende të punës në mes të shpërndarjes së aftësive në mënyrë që t’i kthejnë këto efekte polarizuese.
Kjo përfshin edhe rishikimin e programeve ekzistuese të zhvillimit industrial dhe të biznesit, në mënyrë që stimujt të shkojnë tek firmat që kanë më shumë gjasa të krijojnë punë të mira në vendet e duhura dhe të jenë të projektuara me nevojat e këtyre firmave në mendje. Politikat industriale konvencionale që synojnë prodhimtari me shkathtësi , kapital intensiv dhe mbështeten shumë në uljen e taksave, nuk do të bëjnë shumë për të nxitur zgjerimin e vendeve të mira të punës për ata që kanë më së shumti nevojë për to.
Përveç kësaj, ne duhet që në mënyrë eksplicite të shqyrtojmë se si teknologjitë e reja ndihmojnë ose i përkeqësojnë punëtorët, dhe të rimendojmë politikat kombëtare të inovacionit. Narrativa aktuale përqendrohet pothuajse ekskluzivisht në mënyrën se si punëtorët duhet të ritrajnohen për t’u përshtatur me teknologjitë e reja, e shumë pak në atë se si inovacioni duhet të adaptohet me aftësinë e fuqisë punëtore.
Siç kanë theksuar edhe ekonomistët si Daron Acemoglu, Joseph E. Stiglitz dhe Anton Korinek, drejtimi i ndryshimit teknologjik është i përshtatshëm dhe varet nga stimujt e çmimeve, taksave dhe normave që mbizotërojnë ndaj shpikësve. Politikat e qeverisë mund të ndihmojnë në drejtimin e automatizimit dhe teknologjive me inteligjencë artificiale përgjatë një rruge më miqësore për punën që e plotëson aftësinë e punëtorëve në vend që t’i zëvendësojë ata. Kolegu im nga Harvardi, Stefanie Stantcheva, dhe unë diskutuam për disa ide paraprake në një raport që e kemi përgatitur për presidentin francez Emmanuel Macron.
Në fund të fundit, rritja e të ardhurave dhe dinjiteti i punës kërkojnë edhe forcimin e fuqisë negociuese, edhe rritjen e ofertës për punë të denja. Kjo do t’u jepte të gjithë punëtorëve një marrëveshje më të mirë dhe një pjesë të drejtë të prosperitetit në të ardhmen.
(Dani Rodrik, profesor i Ekonomisë Politike Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit, është president i Shoqatës Ekonomike Ndërkombëtare dhe autor i Straight Talk on Trade: Ideas for a Sane World Economy, Princeton University Press, 2017. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).