OpEd

Metamorfoza e politikës së rritjes

Politika më e mirë sociale – që mundëson reduktimin e varfërisë dhe avancon sigurinë e ekonomive të zhvilluara – është që të krijohen vende të reja më të mira pune për punëtorët me shkathtësi më pak të zhvilluara. Me fjalë të tjera, politika sociale duhet të fokusohet në firma familjare. Dhe konteksti i ri global dhe teknologjik implikon se rritja ekonomike është tani e mundshme vetëm duke rritur produktivitetin në firma më të vogla joformale, që punësojnë një mori punëtorësh të varfër dhe të shtresës së mesme. Politika e zhvillimit mund të unifikohet më në fund

Politika zhvillimore prej kohësh ka qenë e ndarë midis dy lloj qasjesh. Njëra i vë në shënjestër drejtpërsëdrejti njerëzit e varfër dhe synon që ta zbusë varfërinë në amvisëritë individuale – nëpërmjet mbështetjes në të ardhura, intervenimeve në shëndet dhe arsimim, si dhe me qasjen e zgjeruar në kredi. Tjetra përqendrohet në zgjerimin e mundësive ekonomike dhe në ngritjen e prodhimit të përgjithshëm – nëpërmjet politikave makroekonomike dhe tregtare në mbarë ekonominë apo reformave ligjore dhe rregulluese. Quajeni të parën politikë sociale dhe të dytën politikë të rritjes.

Këto dy lloje politikash janë përgjithësisht komplementare. Rritja agregate mund të mos u ndihmojë përherë të gjithëve, veçanërisht të varfërve. Si pasojë, programet antivarfëri do të bëhen të domosdoshme edhe atëherë kur politika e rritjes e kryen si duhet punën e saj. Megjithëkëtë, herë pas here, politikat sociale dhe ato të rritjes janë parë si zëvendësuese.

Për shembull, përdorimi i shtuar i eksperimenteve rastësore politike u ka mundësuar analistëve që të zhvillojnë prova shkakësore rreth politikave sociale – siç janë grantet në para apo intervenimet në arsimim dhe shëndet – në mënyra që rrallëherë janë të mundura me politika makroekonomike apo mbarë-ekonomike.

Kjo gjë, në këmbim, ka shtyrë shumë akademikë dhe praktikues që ta degradojnë rëndësinë praktike të politikës së rritjes, në proporcion me politikën sociale.

Ky është një gabim, sepse, përcaktuesit e vërtetë të varfërisë mund të mos mbështeten në të dhëna afatgjate. Zhvillimi ekonomik kërkon vende pune produktive jashtë bujqësisë. Ngritja e mundësive të punësimit në qytete dhe inkurajimi i migrimit nga fshatrat në qytetet mund t’i ngrenë të ardhurat sesa ofrimi i ndihmës që të bëhen bujq më të mirë ose t’u ofrohet atyre grante.

Në të vërtetë, historikisht industrializimi ka qenë qenësor për reduktimin e varfërisë. Është e vërtetë se përfitimet e ngritjes ekonomike të prirë prej industrializimit marrin kohë derisa të jetësohen. Gjatë Revolucionit Industrial të Britanisë, kushtet e jetesës për punëtorët urbanë u përmirësuan shumë ngadalë, nëse s’u përmirësuan fare, për rreth një shekull derisa sindikatat e punëtorëve dhe ndryshimet e tjera institucionale riadresuan mungesën e baraspeshës së fuqisë me punëtorët. Por, përvoja e fundit me industrializim të shpejtë me orientim eksporti në tigrat e Azisë Lindore dhe Kinë kanë ngjashëm këtë proces dhe prodhuam mrekulli të reduktimit të varfërisë gjatë kohës së mrekullive të rritjes ekonomike.

Ka shenja të qarta se ne jemi duke hyrë tani në një epokë të re në të cilën industrializimi më nuk do të jetë i fuqishëm në përhapjen e përfitimeve të dobive të produktivitetit të gjerë ekonomik. Trendët globale në inovacion kanë reduktuar theksueshëm potencialin e industrive të prodhimit për të absorbuar punëtorë me shkathtësi të ulëta. Hisja e fuqisë punëtore në vlerën e shtuar ka rënë shpejt në këto degë, sidomos për punëtorët e tillë.

Dhe derisa globalizimi ka zgjeruar transferin e prodhimit nga ekonomitë e avancuar për zhvillimin e ekonomive në zhvillim, zinxhirët botëror të vlerës u provua se ishin makinë e dobët për krijimin e vendeve të reja të mira të punës, sepse janë rrip përçues teknologjitë e avancuar, dhe për shkak se modeli i tyre biznesor ka mungesë të integrimit me ekonominë lokale. Globalisht, industritë prodhuese konkurruese në ekonomitë në zhvillim operojnë si enklava, ngjashëm me industritë të orientuara kah kapitali i madh dhe eksporti. Ato mund të sjellin ngritje eksportesh dhe të ardhura më të larta për një segment të ngushtë të ekonomisë, por lënë anash shumicën e punëtorëve, dhe sidomos ata që kanë nivelin më të ulët të shkollimit.

Ky model i rritjes ekonomike dështon për shkak se jo vetëm që s’e ka barazinë ose reduktimin e varfërisë; por edhe s’e promovon rritjen e madhe, sepse aktivitetet e produktivitetit më të lartë nuk mund të përbëjnë hise të madhe të ekonomisë. Meqë ekonomitë me resurse të pasura rrallëherë rriten për kohë të gjatë, modeli i industrializimit më nuk është në gjendje të gjenerojë rritje të shpejtë dhe qenësore ekonomike.

Atëherë, si duhet të duket modeli i sotëm i rritjes ekonomike? Si gjithnjë, investimet në kapitalin njerëzor, infrastrukturë dhe institucione më të mira mbesin të pazëvendësueshme për dobitë ekonomike afatgjate. Këto janë themelet e konvergjencës ekonomike me vendet e pasura. Por strategjia e rritjes ia vlen nëse përfshin avancimin e produktivitetit të forcës së tanishme punëtore, e jo forcën punëtore që mund të vijë në të ardhmen fal investimeve të tilla.

Vendet në zhvillim rikthejnë potencialin e fuqishëm të ngritjes së produktivitetit agrikulturor dhe për të diversifikuar ekonominë. Por edhe me më shumë agrikulturë produktive – dhe rrjedhimisht si rezultat i saj – punëtorët e rinj do të vazhdojnë të largohen nga fshatrat dhe do të vërshojnë zonat urbane. Ata do të punësohet jo vetëm në fabrika, por edhe në sipërmarrje të vogla informale me shërbime me produktivitet të ulët me prospekte të pakta zgjerimi.

Andaj, politikat e rritjes së gjeneratës së ardhshme do të duhet të shënjestrojnë këto shërbime dhe të gjejnë shtigje për të ngritur produktivitetin. Realiteti është se pak firma joformale do të rriten që të bëhen “kampionë kombëtarë”. Por, duke ofruar një mori shërbimesh publike – ndihmë me teknologji, plane biznesi dhe rregulla e trajnim për shkathtësi specifike – qeveritë mund të çlirojnë energjitë për ngritje të konkurrencës në mesin e tyre. Përfitimi prej shërbimeve të tilla mund të kushtëzohet me monitorim qeveritar dhe caqe të pranueshme punësimi. Kjo do të mundësonte selektim pozitiv me vetëm ato mikro-ndërmarrje me kapacitete më të mëdha për të merituar mbështetjen qeveritare. Tradicionalisht, politikat e stilit të Azisë Lindore kanë për cak prodhues më të mëdhenj produktivë që pritet të bëhen eksportues. Politikat e ardhshme industriale duhet të përqendrohen në firma më të vogla shërbimesh, e shumica prej të cilëve nuk pritet të bëhen eksportues. Kjo gjeneratë e re e politikave industriale me shënjestër segmente prodhimi të ulët mund të avancojnë kushtet e jetesës së të varfërve të qyteteve dhe do të nxitin prodhimin në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore njerëzore.

Nj implikim është se politika sociale dhe e rritjes ekonomike do të vazhdojë të thellojë hendekun. Politika më e mirë sociale – që mundëson reduktimin e varfërisë dhe avancon sigurinë e ekonomive të zhvilluara – është që të krijohen vende të reja më të mira pune për punëtorët me shkathtësi më pak të zhvilluara. Me fjalë të tjera, politika sociale duhet të fokusohet në firma familjare. Dhe konteksti i ri global dhe teknologjik implikon se rritja ekonomike është tani e mundshme vetëm duke rritur produktivitetin në firma më të vogla joformale, që punësojnë një mori punëtorësh të varfër dhe të shtresës së mesme. Politika e zhvillimit mund të unifikohet më në fund.

(Autori, profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në shkollën e qeverisjes së Universitetit të Harvardit, “John F. Kennedy”, është president i Shoqatës Ekonomike Ndërkombëtare dhe autor i “Straight Talk on Trade: Ideas for a Sane World Economy”. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).