Maidani është simbol i përmbysjes së pushtetit prorus në Ukrainë, së cilës Rusia iu kundërpërgjigj me forcë ushtarake dhe pushtim. Pushteti ynë mbase nuk është prorus? Dhe nëse RTS tashmë dëshiron të luhet “Me germën, me germën”, me germën M mundet edhe skenari maqedonas, ai kur edhe gjykatësit, edhe policia, edhe këshillat zgjedhore, përfunduan në burg për shkak të vjedhjes zgjedhore…
Në shoqërinë e ndarë, i ndarë edhe trupi elektoral – në trup elektoral dhe në kokë elektorale.
Trupin elektoral është shumë më kollaj ta bindësh se kushdo që hipën në pushtet – automatikisht është edhe princ mbi kalin e bardhë.
Koka elektorale është tashmë më depërtuese. Ajo e sheh veten (me të drejtë) si princ që mban pantoflën prej xhami dhe e provon tek akëcila që duket si ajo princeshë nga balloja. Dhe shikon mirë me sytë e tij, kurse i ndihmon fakti se pantofla është e tejdukshme, kur motrat e Hirushes përpiqen t’ia shtyjnë thembrën aty ku nuk e ka vendin. Dhe, badihava që pushteti angazhoi edhe minj dhe kunguj për të aktruar qerre e karroca, koka elektorale e di që ata që në mesnatën e zgjedhjeve sërish do të rikthehen në vetvete dhe do të jenë, nuk mundet ndryshe, të ngjashëm me veten e tyre. Hë, bajatë ose, siç do të thoshte kryeministrja, brutalë. Madje edhe më brutal, siç tha për disa të tjerë presidenti i Serbisë, i cili preferon superlativët. (Jo, vërtet, po a nuk e dinë se Bruti, vrau brutalisht pas shpine babën politik apo që të dyve iu punon nënvetëdija?)
Trupi elektoral – të cilit i mjafton që kali të jetë i bardhë, që të mos kapet bash me ta dhe ai që aktron princin të mos i fusë ata në burg e të mos ua marrë atyre pronën e vet aty-këtu ua ndanë të huajën – kurrsesi nuk e ka të qartë se çfarë mendon koka elektorale. Çfarë sundimi i së drejtës, çfarë lirie informimi, çfarë e drejte zgjedhore dhe, ore, çfarë demokracie kur këtu askush as që i ka përjetuar, përveç atyre pak vjetëve dhe kjo madje vetëm në fillim të shekullit XXI.
Nga ana tjetër, ose më saktë nga anë të ndryshme, kokës elektorale i shkaktohen kokëdhimbje. Pse dolën në zgjedhje kur e dinin se pushteti do të vidhte? Epo, sepse nuk do të kishin anëtarë komisionesh të cilët edhe e verifikuan vjedhjen. Pse nuk i ndërprenë menjëherë zgjedhjet? Epo, sepse do t’i akuzonin se po e bëjnë për shkak se po humbasin. Pse nuk u mbrojtën, pse të njëjtën mbrëmje nuk bënë thirrje për protesta, çfarë greve urie – pse dikush nuk digjet si dikur Jan Palah, në sheshin e të cilit në Pragë tani ndodhi masakra…?
Ndërsa kur ndodhën protestat, RTS raportonte se njerëzit reagojnë për shkak se “nuk ishin të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve” dhe se policia (e barrikaduar spontanisht në asamblenë e qytetit) “vetëm po e kthen mbrapshtë lotsjellësin që protestuesit e hidhnin në ndërtesë”. Me fjalë të tjera, përkatësisht, sipas fjalëve të presidentit të Serbisë: Përgatitet Maidani. Dhe përsëri – ose vetë po shfrytëzon gabimisht krahasimin (si kryeministrja, atë banalen “se iriqi do iriqin”) ose po i punon ndërvetëdija. Sepse – Maidani është simbol i përmbysjes së pushtetit prorus në Ukrainë, së cilës Rusia iu kundërpërgjigj me forcë ushtarake dhe pushtim. Pushteti ynë mbase nuk është prorus?
Dhe, nëse RTS tashmë dëshiron të luhet “Me germën, me germën”, me germën M mundet edhe skenari maqedonas, ai kur edhe gjykatësit, edhe policia, edhe këshillat zgjedhore përfunduan në burg për shkak të vjedhjes zgjedhore. Kurse “Me germën, me germën P” mundet edhe skenari polak, ai i paradokohshmi, kur pushteti i ri zëvendësoi dhe arrestoi drejtorët dhe redaktorët e televizionit dhe radios shtetërore për shkak të propagandës së egër të ish-regjimit.
*Shkrimi është marrë nga: pescanik.net/Përktheu në shqip: kdp.mk