OpEd

Kundërsulmi i globalizimit

Dhe në fund, duhet ta përshpejtojmë si zhvillimin, ashtu edhe rregullimin e teknologjive të reja që e premtojnë eliminimin e dyoksidit të karbonit nga atmosfera apo e reflektojnë dritën e diellit jashtë Tokës. Përgjigjet e tilla të mundshme ndaj ndryshimi klimatik janë të pavërtetuara dhe kundërthënëse. Por, nëse dështimi kolektiv për t’u marrë me COVID-19 përbën ndonjë sinjal, atëherë më mirë është që të përgatitemi për t’i shqyrtuar më herët sesa më vonë. Nuk mund t’i bishtnojmë globalizimit; halli i vetëm është kur dhe si të ndajmë mendjen që të merremi me të.

Vera e vitit 2021 kaloi në hije të pandemisë së pakryer COVID-19 dhe ashpërsimit të ndryshimit klimatik. Që të dyja janë manifestime të globalizimit dhe realitetit të një bote përherë e më shumë të definuar nga të metat e mëdha tejkufitare të gjithçkaje, nisur nga mallrat, shërbimet e deri te kapitali i të dhënave, terroristët dhe sëmundjet.

Ditëve të sotme, pak gjëra po ia dalin ta ruajnë për kohë të gjatë karakterin lokal. Koronavirusi vdekjeprurës, që u shfaq së pari në Wuhan nuk mbeti vetëm aty, dhe gazrat serrë të emetuar kudo ngrohin atmosferën dhe oqeanin ngado.

Këto dy kriza demonstrojnë mungesën e përpjekjeve të duhura për të adresuar aspekte problematike të globalizimit. E ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare e ka dëshmuar edhe një herë vetë se veç bashkësi nuk është. Furnizimi me vaksina kundër COVID-19 ka mungesë prej miliarda dozash të domosdoshme. Fondet për të paguar imunizimin botëror kanë nevojë për miliarda dollarë shtesë. Qeveritë po vënë në rend të parë vendet e tyre, megjithëse variantet me shpejtësi të lartë të përhapjes po shfaqen te popullsitë me mungesë vaksinimi kudo dhe janë indiferente ndaj kufijve politikë.

Si rezultat i kësaj, pandemia mbetet kërcënim i madh. Shifrat fatale tregojnë se virusi ka marrë jetën e katër milionë njerëzve, por të dhënat e vërteta janë shumëfish më të larta, duke pasur parasysh se sa raste nuk raportohen fare në sisteme dhe politikanë populistë, si liderët në Brazil, Indi, Hungari, Rusi dhe vende të tjera që nuk i publikojnë të dhënat. Rrjedhimisht, edhe pasojat ekonomike janë qenësore, me pandeminë që llogaritet se ka ulur GDP-në botërore për mbi tre për qind. Rreth 100 milionë njerëz janë përsëri pjesë e varfërisë të skajshme. Është rritur edhe hendeku ndërmjet dhe brenda shteteve.

Çfarë i bën edhe më frustruese të gjitha këto zhvillime është se ne dimë çfarë duhet të bëjmë me COVID-19 dhe i kemi mjetet për këtë punë. Ekzistojnë shumë vaksina jashtëzakonisht të sigurta dhe efikase. Çfarë duhet të bëhet është të ngrihet shkalla e prodhimit për të përmbushur kërkesën botërore.

Në disa vende si Shtetet e Bashkuara, çfarë duhet të bëhet është e kundërta: të ngrihet kërkesa për të përdorur furnizimet e gatshme. Hezitimi ndaj vaksinimit, bashkë me politikën partizane ose kalkulimi mbi dezinformata në media sociale, televizion dhe radio është përhapur rrezikshëm gjithandej.

Nëse vaksinimi do të përkonte me masat e njohura të shëndetit publik për ta ngadalësuar përhapjen e sëmundjes – mbajtja e maskës, distanca sociale, testimi i disponueshëm dhe i saktë, si dhe gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi – atëherë do të kishte shumë më pak raste të infektimeve të rënda dhe pandemia, ashtu siç e njohim, tashmë do të hiqej qafe.

Efektet e krizës tjetër, ndryshimit klimatik, ka arritur më shpejt se shumëkush e kishte menduar. Për vite me radhë, tendenca ishte të mos kishte kundërpërgjigje të vendosur ndaj kërcënimit, pavarësisht dëshmive të qarta dhe në ngritje. Por, vera e sivjetme po dëshmon se ndryshimi klimatik është edhe i rëndësishëm, edhe urgjent.

Efektet e tij janë të shumta. Në Shtetet e Bashkuara, zjarret e mëdha në perëndim të SHBA-së kanë dalë prej kontrolli me ngritjen e temperaturave dhe smogu ka mbuluar hise të mëdha të vendit. Evropa dhe Kina janë kthyer në skena të përmbytjeve masive. Në Afrikë, Amerikë latine dhe Lindje të Mesme ka shenja të thatësisë së zgjatur. Humbja e jetës ka qenë relativisht e ulët, por mund të ngrihet. Ngjashëm do të ketë mal të ndikimit ekonomik. Numri i njerëzve që po zhvendosen brenda vendit ose i të zhvendosurve të detyruar është rritur theksueshëm derisa hise të mëdha të territoreve po bëhen të pajetueshme.

Ka pasur shumë diskutime se si të ngadalësohet ose të ndalet ndryshimi klimatik, por po ngelet në nivel debati. Konferenca e Ndryshimit Klimatik e OKB-së (COP26) në nëntor në Skoci do të vazhdojë të spikatë një qasje, deri sa vendet individuale të ofrojnë zotime vullnetare për të reduktuar emetimet e tyre.

Kjo është e rëndësishme, por është e qartë se shumë vende janë përqendruar më shumë në rritjen ekonomike me të gjitha çmimet, dhe nuk janë të zonja ose nuk duan që të përshtatin politikat e energjisë që kërkojnë reduktim të përnjëmendtë të kontributit të tyre në ndryshimin klimatik. Mbetet të shihet nëse do të përshtaten tarifat që ngritin çmimet e mallrave të prodhuara në fabrika me qymyr, ose të vënë sanksione kundër qeverive që refuzojnë të heqin dorë prej shkatërrimit të pyjeve që absorbojnë dyoksid karboni. Për të dëshmuar se jemi të vendosur varet prej gatishmërisë eventuale të vendeve për t’u përgatitur për zotime fondesh dhe teknologjish që u duhen vendeve më të varfra për të kaluar drejt përzierjes së energjisë më të pastër.

Njëherësh, përqendrimi në ngadalësimin e shkallës së ndryshimit klimatik, megjithëse i domosdoshëm, është i pamjaftueshëm. Një marrëveshje e mirë për ndryshimin klimatik tashmë është arritur dhe do të jetësohen shumë gjëra, pavarësisht çfarë vendoset në Skoci. Përpjekjet për të përshtatur efektet ekzistuese ose të pashmangshme të ndryshimit klimatik për t’i bërë qytetet dhe zonat rurale më të qëndrueshme kundrejt ngrohjes së përhershme dhe zjarreve të mëdha, varen prej hapave që do të merren. Qëndrueshmëria do të jetë e rëndësishme, po aq sa parandalimi.

Dhe në fund, duhet ta përshpejtojmë si zhvillimin, ashtu edhe rregullimin e teknologjive të reja që e premtojnë eliminimin e dyoksidit të karbonit nga atmosfera apo e reflektojnë dritën e diellit jashtë Tokës. Përgjigjet e tilla të mundshme ndaj ndryshimi klimatik janë të pavërtetuara dhe kundërthënëse. Por, nëse dështimi kolektiv për t’u marrë me COVID-19 përbën ndonjë sinjal, atëherë më mirë është që të përgatitemi për t’i shqyrtuar më herët sesa më vonë. Nuk mund t’i bishtnojmë globalizimit; halli i vetëm është kur dhe si të ndajmë mendjen që të merremi me të.

(Richard Haass, presidenti i Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme, është autor i “The World: A Brief Introduction”. Vështrimi është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).