Dhe pas krijimit të një grupi pune ndërqeveritar për thatësirën në samitin e UNCCD-së në maj, ne tani kemi një platformë për mobilizimin e veprimeve kolektive sipas asaj që shkenca thotë se është e nevojshme. Së bashku mund të frenojmë ndikimet e thatësirës. Por të gjithë udhëheqësit, deri në nivelin e komunitetit, do të duhet të angazhohen për të bërë atë që duhet për të ndërtuar elasticitet efektiv – duke filluar menjëherë
Thatësira mund të jetë plagë e lashtë, por po përkeqësohet. Asnjë rajon apo vend sot nuk është imun ndaj efekteve të tij. Evropa Jugore është nën kontrollin e një thatësire të madhe – më e keqja në 70 vjet për Italinë. Në Shtetet e Bashkuara perëndimore, dy dekadat e fundit kanë qenë më të thatat në 1200 vjet. Kili është në vitin e 13-të radhazi të thatësirës dhe Monterrey, qyteti i tretë më i madh i Meksikës, tani po detyrohet të racionojë ujin.
Në Bririn e Afrikës, Etiopia, Kenia dhe Somalia po regjistrojnë vitin e tyre të katërt radhazi pa reshje shiu dhe situata është bërë gjithnjë e më e rëndë për njerëzit, bagëtinë dhe ekosistemet që i mbështesin. Për shkak të mungesës së ushqimit adekuat, fëmijët po vdesin nga sëmundjet që zakonisht do t’i mbijetonin. Edhe devetë – të cilat zakonisht mbijetojnë më gjatë se njerëzit ose speciet e tjera të kafshëve – po vdesin në numër të madh në gjithë këtë rajon.
Kjo vuajtje ngjall kujtime traumatike të takimit tim të parë me thatësirën në Mauritani. Ende nuk isha 12 vjeç kur çdo familje në komunitetin tonë humbi pothuajse gjithçka – ushqimin, bagëtinë dhe mjetet e jetesës. Në pamundësi për të siguruar familjet e tyre, shumë të rritur morën botën në sy. Përvoja ka qëndruar me mua, duke motivuar përpjekjet e mia për të siguruar që asnjë fëmijë të mos duhet të përjetojë çfarë më ndodhi mua. Mjerisht, shumë njerëz po traumatizohen nga thatësira, dhe shumë të tjerë së shpejti i pret i njëjti fat: Shkencëtarët projektojnë se ndryshimi i klimës do të rrisë shpeshtësinë, kohëzgjatjen dhe përhapjen gjeografike të thatësirave, me tre nga katër persona të prekur deri në vitin 2050.
Zonat në të gjitha rajonet po bëhen më të thata dhe ndërsa nuk ka ende një konsensus se ku do të shfaqen saktësisht kushtet më akute të thatësirës, shkencëtarët bien dakord se degradimi i tokës e përkeqëson problemin. Më keq, raporti i gjashtë i vlerësimit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike paralajmëron se ne nuk po bëjmë përparim të mjaftueshëm për të reduktuar emetimet e gazrave serrë dhe për të shmangur kushte edhe më të rënda në dekadat e ardhshme.
Së bashku, përvojat e fundit traumatike dhe parashikimet më të fundit shkencore duhet të përcjellin një ndjenjë urgjence, duke i detyruar të gjithë të ndërtojnë elasticitet ndaj rreziqeve të ardhshme të thatësirës. Thatësira është një fenomen natyror; por nuk ka pse të kthehet në një fatkeqësi natyrore. Degradimi i tokës mund të ndërmjetësohet të paktën pjesërisht me vendime më të mira për përdorimin e tokës dhe ujit dhe me iniciativa për restaurimin e tokës.
Në një raport të fundit, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara dhe Konventa e OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit (UNCCD) identifikojnë shembuj të suksesshëm të sistemeve që kanë reduktuar rrezikun e thatësirës midis popullatave të cenueshme. Në Brazil, Etiopi, Indi dhe Tunizi, një kombinim i grumbullimit të ujit dhe praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës po përdoren për të reduktuar ndikimin e thatësirës. Ndërsa mund të marrë kohë, të gjitha vendet mund të miratojnë strategji të ngjashme për të ndihmuar në lëvizjen e njerëzve të tyre nga mungesa e ujit drejt sigurisë së ujit.
Megjithatë, një mangësi kryesore e qasjes aktuale është se ajo bazohet në sistemet kombëtare, edhe pse thatësirat nuk respektojnë kufijtë politikë. Planifikimi proaktiv në të gjithë sektorët brenda vendeve është thelbësor; por pa bashkëpunim ndërkombëtar, efektet e thatësirës përfundimisht do të arrijnë në vendet e tjera. Efektet e zakonshme goditëse përfshijnë konfliktet për reduktimin e burimeve ujore, rritjen e çmimeve të ushqimeve ose mungesat, zjarret, humbjen masive të kafshëve të egra dhe bagëtinë, stuhitë e rërës dhe pluhurit, zhvendosjen e njerëzve dhe migrimin e detyruar dhe trazirat civile.
Marrëveshjet bashkëpunuese për të parashikuar dhe për t'iu përgjigjur shpejt thatësirave mund të shmangin ose zvogëlojnë shkallën e këtyre rezultateve. Australia dhe SHBA-ja, për shembull, kanë pasur prej kohësh politika dhe protokolle planifikimi për të siguruar që komunitetet e prekura të durojnë thatësirat me dinjitet.
Ndërtimi i një elasticiteti të tillë globalisht do të marrë kohë dhe vullnet politik. Për fat të mirë, edhe në rajonet më të cenueshme të botës, politikëbërësit tashmë kanë themele mbi të cilat mund të ndërtojnë. Për shembull, Saheli i Afrikës ka një sistem rajonal të rrezikut nga thatësira, i krijuar 50 vjet më parë për të bashkuar një gamë të gjerë palësh të interesuara, nga shoqatat e prodhuesve deri te vendimmarrësit politikë dhe përfitimet nga bashkimi i aftësive shkencore dhe teknologjike në nivel rajonal.
India ka miratuar një qasje edhe më gjithëpërfshirëse që përfshin menaxhimin e thatësirës si pjesë e planit të saj kombëtar të menaxhimit të fatkeqësive. Ekziston një strategji e ndërlikuar për të përfshirë të gjitha ministritë përkatëse të qeverisë dhe për të koordinuar nga afër përgjigjet kombëtare, shtetërore dhe lokale. Pas një procesi që filloi 15 vjet më parë, India tani ka një sistem të integruar të menaxhimit të ujit që shërben gjithashtu si një sistem paralajmërimi për thatësirën.
Në qershor, SHBA-ja njoftoi se thatësira do të konsiderohet si një prioritet strategjik i politikës së brendshme dhe të jashtme. Si shtëpia e një prej mekanizmave më të sofistikuar dhe më të avancuar të monitorimit dhe reagimit ndaj thatësirës në botë, SHBA-ja mund të ndihmojë për të përshpejtuar zhvillimin e sistemeve më të mira të menaxhimit të rrezikut në nivel global.
Në mbarë botën, ka një oreks të fortë midis qeverive për të vepruar shpejt përpara se efektet e thatësirave gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda të bëhen të pakontrollueshme. Dhe pas krijimit të një grupi pune ndërqeveritar për thatësirën në samitin e UNCCD-së në maj, ne tani kemi një platformë për mobilizimin e veprimeve kolektive sipas asaj që shkenca thotë se është e nevojshme.
Së bashku mund të frenojmë ndikimet e thatësirës. Por të gjithë udhëheqësit, deri në nivelin e komunitetit, do të duhet të angazhohen për të bërë atë që duhet për të ndërtuar elasticitet efektiv – duke filluar menjëherë.
(Autori është sekretar ekzekutiv i Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”.)