OpEd

Katër mënyra se si Bideni mund ta fuqizojë ekonominë globale

Administrata e Bidenit duhet të marrë qasje të kundërt, duke punuar me vendet e tjera për të siguruar fitore për qeveritë dhe njerëzit anekënd botës. Bideni tashmë ka premtuar se në ditën e parë në zyrë administrata e tij do të ndërmarrë hapat finalë që do t’i japin shtyrje menjëherë ekonomisë globale: duke iu rikthyer Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Duke e bërë këtë, SHBA-ja do të përkushtohet jo vetëm që t’i përmbushë caqet specifike për zvogëlimin e emetimit të gazrave, por edhe sigurimit të ndihmës financiare për vendet e prekura në zhvillim

Më 6 janar, kur turma e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, depërtoi në Capitol me lehtësinë shokuese, pritshmëritë veçse të ulëta të botës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u venitën. Dhe, megjithëkëtë, kur vjen puna tek ekonomia globale, ekzistojnë hapa të menjëhershëm që presidenti i zgjedhur, Joe Biden, mund t’i ndërmarrë për ta fuqizuar të ardhmen e botës – dhe veçmas, ekonomive në zhvillim.

Sa për siguri, kufijtë e udhëheqjes globale amerikane janë domethënës. Pas presidencës së Trumpit, edhe aleatët më të afërt të Amerikës ushqejnë dyshime serioze për qëndrueshmërinë dhe vlerat, si dhe për efikasitetin e Qeverisë së saj.

Përgjigjja shpërfillëse e administratës së Trumpit ndaj COVID-19, përfshirë shpërndarjen e ngathët të vaksinave, e rifuqizoi perceptimin për shthurjen kombëtare. Kryengritja në Capitol – me nxitjen e Trumpit, në synim të pengimit të procesit për certifikimin e fitores zgjedhore të Bidenit në Kongres – e çoi atë në shtëpi.

Edhe në frontin ekonomik, SHBA-ja është larg të qenit aq dominuese sa kishte qenë një dekadë më parë, e lëre me një gjeneratë përpara. Shtoja kësaj shumicën fare të ngushtë të demokratëve në Senat, dhe aftësia e administratës Biden për të zbatuar politika ekonomike që mund të kumbojnë pozitivisht kudo në botë do të duket si e kufizuar.

Nuk është. Bideni nuk ka nevojë për aprovimin e Kongresit që të zbatojë masa, të cilat do të sillnin përfitime larg më depërtuese për amerikanët dhe për pjesën tjetër të botës.

E para është heqja dorë nga të gjitha kundërshtimet ndaj një propozimi të Organizatës Botërore të Tregtisë për t’i braktisur përkohësisht disa prej detyrimeve të caktuara të pronës intelektuale në përgjigjen ndaj COVID-19. Propozimi – i prezantuar nga India dhe Afrika Jugore, dhe që korrespondon me vendet e tjera në zhvillim – synon që t’i mënjanojë barrierat për qasjen në kohë të duhur te produktet mjekësore në dispozicion për “parandalimin, frenimin apo trajtimin” e COVID-19.

Kjo është në një linjë me rregullat e OBT-së: Marrëveshja e Aspekteve të ndërlidhura me Tregtinë të së Drejtave të Pronës Intelektuale (TRIPS) i lejon lincencimet obligative. Për më tepër, OBT-ja i specifikon emergjencat e shëndetit publik si shkaqe adekuate nën TRIPS për lëshimin e licencave obligative, të cilat do t’ua lejonin përherë e më shumë kompanive mundësinë për t’i prodhuar ilaçet esenciale. Vështirë se mund të merret me mend një situatë më adekuate, nën të cilën mund të zbatohet kjo dispozitë.

Çmimi më i ulët i vaksinave dhe ilaçeve ndaj COVID-19 do t’i kontribuonte kujtdo, përfshirë ekonomive të avancuara, buxheti publik i të cilave është tkurrur theksueshëm. Dhe, megjithëkëtë, SHBA-ja ka prirë ekonomitë e avancuara në bllokimin e propozimit. Kjo i kontribuon një grupi të vetëm: kompanive shumëkombëshe farmaceutike.

Nuk është fjala këtu për të siguruar që këto kompani t’i kompensojnë kostot e tyre. Vaksinat kundër COVID-19 janë zhvilluar në sfond të kërkimeve publike dhe ishin financiar pothuajse tërësisht nga buxhetet publike. Edhe me pezullimin e përkohshëm të së drejtave të pronës intelektuale, kompanitë që i zhvilluan ato do të përfitojnë majmë.

Leja dhënë këtyre kompanive për ruajtjen e monopoleve të patentimit të vaksinave anti-COVID-19 do ta prolongonte pandeminë për çdokënd – duke ndikuar negativisht në shëndetin publik dhe në ekonomik – në emër të lejimit të pak kompanive të mëdha që t’i mbushin xhepat. Nëse, sidoqoftë, administrata Biden i shpie ekonomitë e avancuara drejt mbështetjes së pezullimit të përkohshëm, jetë të panumërta do të shpëtoheshin dhe rimëkëmbja ekonomike do të përshpejtonte.

Po kështu administratës së Bidenit nuk i duhet miratimi i Kongresit për të lejuar Fondin Monetar të sigurojë alokim të ri të Draftit të posaçëm të të drejtave për të gjitha vendet anëtare.

Prillin e shkuar SHBA-ja e ka bllokuar kërkesën e FMN-së për një alokim të tillë – me vlerë 500 miliardë dollarë (India e ka bllokuar kërkesën gjithashtu, por nëse SHBA-ja e tërheq vërejtjen e saj edhe India nuk do të mund të rezistonte. India ka fuqi të vogël votimi.)

Në këtë pikë alokimi 500 miliardë dollarësh askund nuk është i mjaftueshëm; alokimi 2 trilionësh do të ishte shumë më efektiv në forcimin e ekonomisë së sëmurë globale.

Megjithatë, as shuma iniciale prej 500 miliardësh e Draftit të posaçëm të të drejtave nuk do të mund të siguronte rimëkëmbje afatshkurtër të ekonomive në zhvillim, posaçërisht të atyre me barrë të rëndë të borxheve.

i tretë për administratën e Bidenit është bashkëpunimi me vendet e tjera për krijimin e sistemit efektiv global të taksimit të profitit multinacional. Siç ka treguar Komisioni i pavarur për reforma në taksimin e korporatave ndërkombëtare, kjo nuk do të ishte e vështirë të bëhet. Hapi i parë do të ishte vendosja gjithandej e taksave efektive korporatave me normë prej 25 për qind.

e profitit të kompanisë së taksuar në një shtet të posaçëm do të determinohej sipas formulës që përfshin shitjet, punësimin, shfrytëzuesit (për kompanitë digjitale) dhe kapitalin. Në këtë mënyrë multinacionalet nuk do të mund t’u shmangeshin më taksave duke i ndryshuar artificialisht profitet e raportuara në juridiksion të taksave të ulëta.

Administrata e Trumpit e ka kundërshtuar aksionin për t’i taksuar drejt kompanitë multinacionale. Për shembull kur Franca mori vendim të taksojë të ardhurat e gjigandëve digjitalë amerikanë si Facebook, Apple dhe Google, administrata pohonte se po viheshin taksa diskriminuese kundrejt kompanive të SHBA-së.

Administrata e Bidenit duhet të marrë qasje të kundërt, duke punuar me vendet e tjera për të siguruar fitore për qeveritë dhe njerëzit anekënd botës.

Bideni tashmë ka premtuar se në ditën e parë në zyrë administrata e tij do të ndërmarrë hapat finalë që do t’i japin shtyrje menjëherë ekonomisë globale: duke iu rikthyer Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Duke e bërë këtë, SHBA-ja do të përkushtohet jo vetëm që t’i përmbushë caqet specifike për zvogëlimin e emetimit të gazrave, por edhe sigurimit të ndihmës financiare për vendet e prekura në zhvillim.

pse Marrëveshja e Parisit i ka kufizimet e veta, megjithatë është shpresa jonë e vetme për dekarbonizimin e ekonomisë botërore. Ndërsa ndikimi i Amerikës është thelbësor në realizimin e saj. Në fakt, pas deklarimit të Trumpit në vititn 2017 se po e tërheq SHBA-në nga marrëveshja – duke thënë se paraqet “një barrë të padrejtë ekonomike” për punëtorët, bizneset dhe taksapaguesit amerikanë disa shtete i zvogëluan zotimet.

Sidoqoftë, së fundmi ekonomitë kryesore, nga Kina deri në Bashkimin Evropian, kanë dhënë premtime ambicioze. Madje edhe bizneset amerikane kanë filluar ta pranojnë se investimet në transicionin e gjelbër janë në interesin e tyre.

Duke iu ripërkushtuar Marrëveshjes së Parisit, Bideni do të përshpejtojë progresin global në ndryshimet klimatike dhe të sigurojë përkrahje shtesë për rimëkëmbjen ekonomike paspandemike. Mund të shpresojmë se administrata e tij do ta këpusë shpejt frytin që e ka afër dorës.

(Jayati Ghosh është sekretare ekzekutive e Asociacionit ekonomik të zhvillimit ndërkombëtar dhe anëtare e Komisionit të pavarur për reforma të taksimit të korporatave. Ky shkrim është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe KOHA)