Po tё pёrpiqemi tё shohim ҫfarё fshihet poshtё maskёs së “patriotit” tё prekur e tё indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaҫit dhe Edi Ramёs ndaj veprimit tё Prokurorit Special ёshtё fund e krye instrumental
Para pak ditёsh, zyra e Prokurorit tё Specializuar njoftoi se ka ngritur akuzё pёr krime lufte dhe kundёr njerёzimit ndaj presidentit tё Kosovёs, Hashim Thaҫi, dhe kryetarit tё PDK-sё, Kadri Veseli. Theksohet se nxjerrja e kёtij njoftimi, pa konfirmimin zyrtar tё aktakuzёs, lidhet me pёrpjekjet e pёrsёritura tё Thaҫit dhe Veselit pёr pengimin dhe sabotimin e punёs sё Gjykatёs sё Specializuar, pёrfshirё fushatёn pёr shfuqizimin e saj, si dhe me orvatjet e tyre pёr t’iu shmangur drejtёsisё.
Reagimi i institucioneve shtetёrore, i subjekteve politike, medias dhe shoqёrisё civile, me pёrjashtim tё njё numri tё kufizuar intelektualёsh, si Veton Surroi, Behlul Beqaj, Fatos Lubonja e ndonjё tjetёr, pёrgjithёsisht, ishte emocional, nё frymё patetiko-patriotike. Nё emisionet televizive, kushtuar kёsaj teme, politikanё, diplomatё, studiues dhe analistё, pa u marrё fare me pёrmbajtjen e akuzёs sё Gjykatёs Speciale, por duke iu referuar, kryesisht, raportit tё Dik Martit, u vunё nё garё me njёri-tjetrin, kush e kush t’i thurё mё shumё lavdi Hashim Thaҫit, pёr tё pёrfunduar nё gjetjen e “argumenteve”, nё favor tё tezёs “kur themi UҪK nёnkuptojmё Thaҫin, kur themi Thaҫi nёnkuptojmё Kosovёn”. Gjykata Speciale, e miratuar me 2/3 e votave tё Kuvendit tё Kosovёs, u vu nё shёnjestёr si gjykatё politike dhe antishqiptare.
Tё nesёrmen e botimit tё njoftimit, nё fejsbukun zyrtar tё presidentit tё Kosovёs u shfaq stema e UҪK-sё, e shoqёruar me fjalёt (nё shqip dhe anglisht), “Askush nuk mund ta rishkruajё historinё e Kosovёs”. Kjo ide do tё zinte vend qendror edhe nё adresimin e tij pёr qytetarёt e Kosovёs, më 29 qershor 2020, krahas atyre pёr misionin e tij historik dhe linҫimin qё, gjoja, po i bёhej nga Dhomat e Specializuara.
Megjithatё, edhe mё i “mllefosur” se Thaҫi u shfaq kyeministri i Shqipёrisё, Edi Rama, i njohur si kozmopolit, shpesh, edhe komprador, por qё, papritur, u pёrfshi nga njё llavё patriotizmi, me tё cilёn pёrmbyti jo vetёm Kuvendin e Shqipёrisё, por edhe rrugёt e sheshet e Prishtinёs, gjatё vizitёs sё tij dyditore, nga 29 deri më 30 qershor 2020.
Sipas Ramёs, njoftimi i Zyrёs sё Prokurorit Special, pёr nga forma, i ngjan fletёrrufesё sё tipit tё revolucionit kulturor kinez, ndёrsa pёr nga pёrmbajtja dhe pasojat, drejtёsisё sovjetike, ku vendimi i fajёsisё i paraprin hetimit tё prokurorisё. Njё sulm tё tillё kaq tё hapur dhe kaq tё vrazhdё, Gjykatёs Speciale nuk ia kishte bёrё as Kremlini zyrtar, megjithёse ajo ka qenё dhe vazhdon tё mbetet objekt i pёrhershёm kritikash nga Rusia.
Po tё pёrpiqemi tё shohim ҫfarё fshihet poshtё maskёs se “patriotit” tё prekur e tё indinjuar, rezulton se reagimi i Hashim Thaҫit dhe Edi Ramёs ndaj veprimit tё Prokurorit Special ёshtё fund e krye instrumental.
Instrumentalizimi i UҪK-sё, nga ana e Hashim Thaҫit, ёshtё njё dukuri e vjetёr, qё e ka shoqёruar atё qё nё kohёn e luftёs, nё vitet e para pas ҫlirimit tё Kosovёs, si dhe gjatё gjithё viteve tё qёndrimit tё tij, relativisht tё gjatё, nё pushtet. Duke e identifikuar veten me UҪK-nё, ai arriti tё ҫojё pёrpara axhendat e veta personale dhe tani, duke u fshehur pas emrit tё saj dhe luftёs sё drejtё qё ajo zhvilloi, po pёrpiqet qё t’i bishtnojё drejtёsisё.
Nё adresimin e tij publik, Thaҫi mohon se ёshtё bёrё pengesё pёr Gjykatёn Speciale apo se e ka sabotuar atё. Pёrkundrazi, ai pohon se e ka mbёshtetur politikisht, me fjalё e me votё. Por e vёrteta nuk ёshtё vetёm bardhë e zi.
Ёshtё plotёsisht e vёrtetё qё Thaҫi jo vetёm se e ka mbёshtetur, por edhe ka lobuar fort pёr miratimin nё Kuvendin e Kosovёs tё Dhomave tё Specializuara, nё vitin 2015. Ai ka “argumentet” e veta pёrse e bёri kёtё gjё, pa vёnё asnjё kusht pёr gjykatёn. Ai pёrpiqet tё na bindё se veprimet e tij tё atёhershme, e kishin bazёn tek “vizioni” pёr t’u rreshtuar me aleatёt strategjikё tё Kosovёs, pёr tё dёgjuar “kёshillat” e tyre pёr mandatin, vendndodhjen dhe anёn procedurale tё Gjykatёs Speciale, nё mёnyrё qё kёto ҫёshtje tё mos i kalonin Kёshillit tё Sigurimit, ku gjenden edhe kundёrshtarёt e pavarёsisё sё Kosovёs, si Rusia dhe Kina.
Por njё analizё mё e hollёsishme dhe kritike e veprimeve tё Thaҫit, gjatё 10 vjetёve tё fundit, duke filluar nga botimi i raportit tё Dik Martit, nё dhjetor 2010, i bёn tё paqёndrueshme “argumentet” e tij. Gjatё kёsaj periudhe, Hashim Thaҫi ka bёrё njё lojё tё trefishtё, nё funksion tё interesit tё vet, jo tё ndonjё “vizioni strategjik” pёr Kosovёn, por pёr t’u shpёtuar akuzave tё Martit, i cili, nё raportin e tij, goditjen kryesore e drejton pikёrisht ndaj Thaҫit.
Duke rёnё pre e iluzionit se “miqtё e fortё”, kryesisht amerikanё, mund ta shpёtonin nga akuzat e rёnda pёr krime lufte, ai u bё shumё i dёgjueshёm ndaj ҫdo “kёshille” tё perёndimorёve. Nё kёtё kuadёr, problemi i vёrtetё pёr Thaҫin ishte tё nuhasё, sa mё shpejt, se ҫfarё kёrkonin tё arrinin ata, sidomos amerikanёt, nё mёnyrё qё ai, t’u vetofrohej i pari, pa u shqetёsuar, nёse kёrkesat e tyre ishin nё favor, apo nё dёm tё Kosovёs. Pasojё e kёtij qёndrimi janё: elasticiteti i tij i tepruar nё dialogun “teknik” me Serbinё, qё ҫoi nё marrёveshjen e 19 prillit 2013 dhe atё pёr krijimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё vitin 2015; amendimi i Kushtetutёs dhe miratimi i ligjit pёr themelimin e Gjykatёs Speciale, duke u pajtuar me mandatin njёetnik dhe me vendndodhjen e saj jashtё territorit tё Kosovёs; Marrёveshja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe kёmbёngulja pёr ratifikim e saj, pavarёsisht se me kёtё akt Kosovёs iu tjetёrsuan rreth 8 200 hektarё tokё. Frika nga Gjykata Speciale e ҫoi atё deri aty, sa tё bёjё homazhe nё fshatrat serbe Gorazhdevc (Pejё) dhe Grackё (Lipjan) me mbishkrime, “vrarё nga terroristёt shqiptarё”, megjithёse as sot e kёsaj dite autorёt nuk janё gjetur dhe nuk ka asnjё vendim, nga ana e organeve tё drejtёsisё, pёr kёto raste.
Nё momentin qё ndihej i pasigurt me “miqtё” perёndimorё nё “kauzёn” e tij pёr t’i ikur drejtёsisё, ai merrte guximin tё ngrihej kundёr tyre. Shprehje e kёtij qёndrimi janё: pёrpjekja pёr shfuqizimin e Gjykatёs Speciale, nё dhjetor 2017, kur ai u akuzua nga ambasadori amerikan, Delaui, pёr “thikё pas shpine”, ndaj SHBA-sё; letёrkёmbimi me sekretarin amerikan tё Shtetit (nёntor 2019), ku kёrkohet qё Gjykata Speciale tё mos jetё njёetnike dhe vendndodhja e saj tё jetё nё Kosovё (pёrgjigjja e sekretarit Pompeo ishte e prerё: minimi i punёs sё Dhomave tё Specializuara do tё dёmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovёs nё botё); kёrkesa drejtuar Gjykatёs Kushtetuese (2017), nёse zgjatja e mandatit tё EULEX-it duhet miratuar me 2/3 e Kuvendit, apo duhet bёrё pёrmes shkёmbimit tё letrave, me firmёn e presidentit, e cila, nga ekspertiza juridike ёshtё konsideruar si “synim pёr paralizimin e Gjykatёs Speciale”. Si i tillё, konsiderohet edhe njoftimi i fundit i Presidencёs pёr tё mos e firmosur zgjatjen, pёrtej 14 qershorit 2020, tё mandatit tё EULEX-it, kur dihet roli i kёtij misioni nё mbёshtjeten logjistike dhe operacionale tё Dhomave tё Specializuara, pёrfshirё sjelljen e tё akuzuarve para drejtёsisё dhe mbrojtjen e dёshmitarёve; mosdistancimi nga deklaratat e bёra, pas marrjes sё njoftimit pёr ngritjen e aktakuzёs kundёr tij, lidhur me moszgjatjen e mandatit tё vetё Gjykatёs Speciale, i cili, formalisht, pёrfundon nё gusht 2020.
Tё gjitha kёto veprime tё Thaҫit, pra si afrimi me amerikanёt, ashtu edhe largimi prej tyre, tё diktuara nga interesi i tij i ngushtё pёr t’i bishtnuar drejtёsisё, kanё qenё tё natyrёs konjukturore. Me karakter strategjik ka qenё vetёm aleanca e tij me Vuҫiҫin. Ai ndihej i sigurt vetёm nё qoftё se do tё pёrmbyllte marrёveshjen me tё, tё pёrbёrё nga tre elementё – kalimi i veriut nё Serbi, amnistimi i ndёrsjellё i krimeve tё luftёs dhe shfuqizimi i Gjykatёs Speciale. Pikёrisht loja e pistё e Thaҫit me Vuҫiҫin dhe frika se mos ajo mbёshtetej nga administrata e Trampit, e cila duket se nuk u investua nё dialogun Kosovё-Serbi nё emёr tё paqes e stabilitetit tё rajonit, por tё agjendёs sё tij politike, pёr t’u tёrhequr nga zonat e konflikteve, me gjasё, e nxiti Prokurorin Special tё publikojё njoftimin pёr ngritjen e aktakuzёs kundёr Hashim Thaҫit dhe Kadri Veselit.
Instrumentalizimi i njoftimit tё Gjykatёs Speciale, nga ana e Edi Ramёs, ёshtё edhe mё i dukshёm. Dy janё shkaqet kryesore qё e ҫuan atё drejt kёtij instrumentalizimi:
Sё pari, nevoja pёr pёrmirёsimin e kredencialeve tё tij nё Kosovё, tё rëna pёrtokё, pas nismёs sё ndёrmarrё nga ai pёr “Minishengenin ballkanik”, pa u konsultuar fare me Prishtinёn, pas padisё pёr shpifje, kundёr ish-kryeministrit Haradinaj, si dhe acarimit tё marrёdhёnieve me ish-kryeministrin Kurti.
Sё dyti, pavarёsisht ndonjё tёrheqjeje taktike, ai nuk e braktis lehtё idenё e tij si “babai i kombit”, nё kёtё rast, si “mbrojtёs” i Kosovёs, nё ditёt e saj tё vёshtira.
Tё gjitha deklarimet e tij pёr gjoja “shqetёsimi” qё po goditet UҪK-ja, qё po fyhet kombi shqiptar, apo mbi nevojёn e bashkimit tonё pёr vetёdijёsimin e bashkёsisё ndёrkombёtare pёr njё drejtёsi tё paanshme, janё re pluhuri pёr tё mbuluar intrumentalizimin e njoftimit tё Prokurorit Special, nё favor tё interesave tё tij personale. Kёto interesa e ҫojnё atё nё inkoherenca logjike dhe qёndrimesh. Ndёrkohё qё nё Shqipёri paraqitet si luftёtar i vetingut, i drejtёsisё sё pavarur, nё Kosovё ai bёn thirrje pёr “bashkim rreth flamurit”, kundёr Gjykatёs Speciale; i njohur pёr servilizmin e tij tё pёrkushtuar ndaj ambasadorёve amerikanё nё Tiranё, nё Prishtinё ai u ngrit kundёr Departamentit tё Shtetit dhe Ambasadёs Amerikane nё Kosovё, qё e vlerёsuan njoftimin pёr aktakuzёn si njё hap pёrpara nё rrugёn e drejtёsisё, megjithёse, nё fund tё konferencёs sё tij tё shtypit, iu kthye zanatit tё vjetёr, duke ia bёrё qejfin Trampit, me deklaratёn se ai “nuk ёshtё me Kinёn”; logjika do ta donte qё reagimi i tij, lidhur me ngritjen e aktakuzave pёr Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaҫin tё ishte i njëjtё, por kjo nuk funksionon tek Rama. Haradinajn e “dorёzoi” nё gjykatё, duke e konsideruar njё sfidё tё tij me drejtёsinё, ndёrsa pёr Thaҫin luftoi nё Parlamentin e Shqipёrisё dhe nё Kosovё, duke e quajtur akuzёn kundёr tij njё goditje brutale ndaj UҪK-sё dhe Kosovёs; nuk i qёndrojnё logjikёs as deklaratat se po na njollosin ata qё na ndihmuan tё ҫlirohemi nga Serbia dhe qё na mbёshtetёn nё shpalljen e Pavarёsisё.
Instrumentalizimi i aktakuzёs tё Gjykatёs Speciale, nga ana e Hashim Thaҫit dhe Edi Ramёs, shkon nё drejtim tё kundёrt me interesat themelore tё Kosovёs dhe Shqipёrisё. Sot nuk kemi tё bёjmё mё me raportin e Dik Martit, i cili, kur u botua, u kritikua me tё drejtё, si i njёanshёm, i pambёshtetur nё fakte dhe i sponsorizuar nga Moska dhe Beogradi, por me njё gjykatё ndёrkombёtare serioze, prapa sё cilёs qёndron njё rezolutё e Asamblesё Ndёrkombёtare e Kёshillit tё Evropёs, njё raport i Task Forcёs sё BE-sё, tё kryesuar nga kryeprokurori amerikan, Uilliamson, njё vendim i Kuvendit tё Kosovёs me 2/3 e votave tё tij dhe, sё fundi, njё gjykatё qё gёzon mbёshtetjen e plotё tё partnerevё tanё strategjikё, BE-sё dhe SHBA-sё. Perёndimorёt mund tё kenё mosmarrёveshje nё fusha tё tjera, por janё unikё nё qёndrimin e tyre ndaj Gjykatёs Speciale. Kundёrshtimi i saj, nё thelb, ёshtё kundёshtim i objektivave tona strategjike pёr ndёrtimin e njё shteti demokratik, ku sundon ligji dhe ku drejtёsia ёshtё e pavarur dhe e ndarё nga pushtetet e tjera. Nuk shkojnё nё interes tё Kosovёs dhe tё Shqipёrisё as “intriga” e supozuar e Thaҫit, as konspiracioni i pretenduar i Ramёs, pёr “abortimin” e takimit tё paqes nё Uashington, nga ana e prokurorit special. Nuk shkojnё nё favor tё tyre as teoritё e tjera konspirative, se gjoja BE-ja nga jashtё, ose demokratёt nga brenda i vunё gurё nё rrota administratёs sё Trampit, apo se gjykata ёshtё ndikuar nga faktorё tё tretё, si Rusia dhe Kina. As Brukseli dhe as Uashingtoni zyrtar nuk kanё folur pёr teori konspirative, ndёrkohё qё kanё vlerёsuar pozitivisht njoftimin e Dhomave tё Specializuara. Tё gjitha kёto “zbulime” e largojnё vёmendjen nga thelbi i njoftimit tё Prokurorit Special, i cili shpreh njё shqetёsim shumё serioz, qё ka tё bёjё me vazhdimin e pёrpjekjeve pёr pengimin dhe sabotimin e punёs sё Gjykatёs sё Hagёs.
Nё vend tё thirrjeve pёr mobilizim kombёtar, kundёr armikut tё pёrbashkёt - Gjykatёs Speciale, do tё ishte mirё qё Hashim Thaҫi dhe Kadri Veseli tё lihen tё qetё pёr t’u marrё me aktakuzёn, natyrisht, nё qoftё se ajo zyrtarizohet, nё mbrojtje tё sё vёrtetёs. Nё rast se ata dalin tё pafajshёm, gjё qё urohet nga tё gjithё, siҫ e dёshmon rasti Haradinaj, autoriteti i tyre moral e politik, por edhe imazhi i Kosovёs do tё njohin rritje. Nё rast se, megjithatё, ata do tё shpallen fajtorё, ateherё fuqitё kundёrshtare tё Kosovёs mund tё aktivizojnё edhe njё herё tjetёr propagandёn e tyre kundёr pavarёsisё sё saj, megjithёse nuk ёshtё njё dukuri e re, ajo ka ekzistuar qё nё vitin 2008, por nuk ka mundur as nuk do tё mund tё kthejё mbrapsht rrotёn e historisё. Mbrojtja dhe konsolidimi i pavarёsisё dhe shtetёsisё sё Kosovёs ёshtё nё dorёn e popullit tё vet, jo tё kundёrshtarёve tё saj.
Njё ndёr mёsimet e vlefshme qё del nga pёrvoja e krijimit, funksionimit dhe bashkёpunimit tё Kosovёs me Gjykatёn Speciale ёshtё ai, sipas tё cilit, klasa jonё politike, nё mёnyrё tё veҫantё, drejtuesit e institucioneve qendrore duhet tё mendohen mirё para se tё hedhin firmёn nё dokumente, qoftё edhe ato qё tumiren nga aleatёt tanё strategjikё. Sepse, mund tё ndodhё qё interesat tona tё mos jenё gjithmonё identike me ato tё aleatёve tanё, ose qё, pёr arritjen e qёllimeve tё politikёs sё tyre ditore, nё ndonjё rast, “miqёsia” e tyre tё jetё instrumentale. Siҫ ishte p.sh. presioni amerikan pёr themelimin, sa mё shpejt tё Gjykatёs Speciale nё Kosovё, pёrndryshe, gjoja, kёtё ҫёshtje do ta merrte nё dorё Kёshilli i Sigurimit, kur dihet mirё se ekzistenca e vetos pёrjashton miratimin e ҫdo vendimi, kur me tё nuk bie dakord njё prej pesё anёtarёve tё pёrhershёm tё kёtij organi. Ose, siҫ ishte presioni i ambasadorit Grenell, kohёt e fundit, pёr heqjen e tarifave 100% dhe tё reciprocitetit me Serbinё, si dhe pezullimin e kёrkesave pёr anёtarёsim nё organizata ndёrkombёtare, tё cilat e zhveshin Kosovёn nga atributet themelore tё shtetёsisё. Pushtetarёt tanё duhet tё guxojnё t’ua thonё me kohё dhe nё sy edhe aleatёve tanё strategjikё ҫdo mospajtim qё mund tё kenё pёr ҫёshtje tё rёndёsisё jetike pёr vendin. Nё kёtё kontekst, karakteri njёetnik dhe vendndodhja e Gjykatёs Speciale do tё duhej tё trajtoheshin para se ajo tё miratohej nё Kuvendin e Kosovёs. Diskutimet e mёvonshme pёr kёto tema rezultuan tё jenё jo produktive dhe vunё nё pikёpyetje seriozitetin e Kosovёs si aktor i pjekur shtetёror.
Njё mёsim tjetёr ёshte ai, sipas tё cilit, kur nuk kryhen detyrat e shtёpisё nga tё zotёt e saj, atёherё nuk duhet ҫuditur qё kur t’i kryejё dikush tjetёr mund tё mos tё tё pёlqejnё, apo mё keq, mund tё tё shkaktojnё dhimbje. Krijimi i Gjykatёs Speciale, veҫ tё tjerash, ёshtё edhe pasojё e mosngrijtes nё Kosovё, ndryshe nga vendet e tjera tё ish- Jugosllavisё, tё njё strukture drejtёsie qё do tё merrej me krimet e luftёs. Nga ana tjetёr, ndёrkohё qё nё periudhёn 1999-2020 Serbia punoi ethshёm pёr sajimin e dosjeve tё akuzave kundёr luftёtarёve tё UҪK-sё, insitucionet e Kosovёs nuk gjetёn kohё pёr t’u marrё me sistemimin e dёshmive tё panumёrta pёr krijimin e dosjeve pёr krimet serbe tё luftёs dhe atyre kundёr njerёzimit, tё demonstruara nё vrasjen makabёr tё fёmijёve, tё civilёve tё pafajshёm, nё pёrdhunimin e femrave, etj. Tё paktёn, tani tё nxirret mёsimi i duhur dhe tё mos hezitohet qё ҫёshtjen e tё pagjeturve, tё viktimave tё luftёs dhe tё dhunёs seksuale, dёmet ekonomike dhe shoqёrore tё pёsuara nga Kosova gjatё agresionit serb, tё pёrfshihen patjetёr nё axhendёn e bisedimeve tё ardhshme Kosovё- Serbi.
Nё rrethanat aktuale, pozitat e Kosovёs, si nga ana politike, ashtu edhe e kohezionit shoqёror, janё dobёsuar dhe pjesёmarrja e saj nё dialog vёshtirё tё jetё produktive. Qeveria Hoti, edhe ashtu me legjitimitet tё cunguar, do ishte mirё qё tё pёrqendrohet mё shumё nё luftimin e pandemisё, nё pёrballimin e krizёs ekonomike, si dhe tё pёrgatisё vendin pёr zgjedhje tё reja parlamentare, tё cilat, me siguri, do tё prodhonin njё qeveri tё ligjshme, legjitime dhe tё aftё pёr tё pёrmbyllur me sukses bisedimet me Serbinё, qё do tё ҫonin nё njohjen e ndёrsjellё tё tё dy vendeve, si shtete tё pavarura dhe sovrane, brenda kufijve tё njohur ndёrkombёtarisht.
(Autori, ligjërues dhe ish- diplomat karriere, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kosovë në vitet 2009-2014)