Por, thjesht, monitorimi nuk do të mjaftojë. Masat rregullative të nevojshme për të kufizuar spekulimet e tregut të mallrave janë të dukshme, kështu që mungesa e veprimeve të menjëhershme është e habitshme. Ai sugjeron që rregullatorët dhe politikëbërësit ende po i vënë interesat financiare mbi çdo gjë tjetër, pavarësisht nga kostoja për të gjithë të tjerët
Çmimet e artikujve bazikë kanë fluturuar vitin e kaluar, e sidomos gjatë gjashtë muajve të fundit. Në tregje çmimet e naftës së parafinuar u ngritën për 39 për qind prej 8 shkurtit deri më 8 mars 2022, nga 89 për barelë në 124 dollarë dhe pastaj ranë për 23 për qind në muajin pasues, duke rënë në 95 dollarë. Çmimi u ngrit përsëri, në 122 dollarë për barelë më 8 qershor, por ra në 88 dollarë më 4 gusht – poshtë nivelit të fillimshkurtit.
Çmimet botërore të grurit kanë shënuar ndryshime të ngjashme. Çmimit i grurit të kuq fluturoi prej 332 dollarë për metër kub në janar në 672 për tonelatë në prill, por në qershor ra në 380 dollarë – megjithatë rreth pesëdhjetë për qind më shtrenjtë se një vit më parë, por poshtë çmimet e paprekura e të krisura të pranverës.
Këto lëvizje dramatike çmimesh nuk u shkaktuan nga ndryshimet në prodhim e kërkesë. Faji se fluturimi i çmimeve të artikujve të domosdoshëm erdhi si pasojë e shkurtimeve të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë, nuk është plotësisht i qëndrueshëm. Veçanërisht, ngritjet e larta në mesin e kompanive të fuqishme të naftës dhe kompanive të kulturave bujqësore tregojnë se ato ngritën çmimet e energjisë dhe ushqimit përtej çdo niveli që mund të justifikohet prej vetë ngritjeve të çmimeve nga ana e tyre. Nëpërmjet aktivitetit spekulues, të nxitur kryesisht prej kompanive të mëdha financiare, si fondet spekulative që dominojnë tregtinë, gjërat vetëm sa janë përkeqësuar edhe më shumë, sikur e kam vërejtur edhe në fusha të tjera.
Ta zëmë, një studim i kryer prej Kabir Agarval, Thin Lei Vin dhe Margot Gibbs spikati se fondet investuese në tregtinë e grurit kanë qenë tepër aktive në tregun e grurit në Paris. Këto fonde kanë hise të rëndësishme e afatgjate në vlerën e grurit, duke kontrolluar prej 23 për qind të sasisë në maj 2018 në 72 për qind në prill të këtij viti dhe kanë vazhduar të kenë hise prej 50 për qind në maj. Një tjetër studim i fundit ka spikatur se vëllimet tregtare në çerdhen më të madhe të tregut të çmimeve të gazit natyror në Bashkimin Evropian, “Title Transfer Facility”, janë ngritur theksueshëm gjatë dekadës së kaluar apo për 114 herë më shumë në vitin 2020 krahasuar me 2011.
Kaosi që ky spekulim mund të shkaktojë ishte evident në mars, kur një ngritje dramatike në çmimet e nikelit detyroi “London Metal Exchange” të anulonte tregtimin dhe të prishte të gjitha marrëveshjet. Tregtimet jashtë bursës (OTC) që kryhen jashtë bursës së rregullt ishin pjesërisht përgjegjëse dhe LME-ja tani do t'u kërkojë të gjithë tregtarëve të raportojnë pozicionet e tyre për të gjitha metalet e dorëzuara fizikisht çdo javë.
Por çmimet në tregjet e derivateve të mallrave të tjera mbeten shumë të paqëndrueshme, pasi fondet mbrojtëse dhe firmat e tjera financiare dalin me shpejtësi aq shpejt nga tregu. Kjo ka një rëndësi të madhe, sepse ushqimi, karburantet dhe metalet bazë janë thelbësore për prodhimin dhe vetë jetën. Paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave ndikon në standardet e jetesës dhe aftësinë për të prodhuar mallra dhe shërbime dhe po kontribuon në stagflacionin dhe urinë që tani prek shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Prandaj, njëfarë stabilizimi dhe rregullimi i këtyre çmimeve është thelbësor – dhe jo vetëm për të frenuar inflacionin.
Pra, pse lejohen të ndodhin këto lëkundje? Politikëbërësit pa dyshim janë të vetëdijshëm për implikimet e aktivitetit të furishëm financiar në tregjet për mallrat thelbësore. Diçka e ngjashme ndodhi në 2007-09, kur çmimet e naftës dhe ushqimeve fillimisht u rritën ndjeshëm dhe më pas ranë në nivelet e mëparshme në harkun kohor prej 18 muajsh, duke shkaktuar shkatërrim ekonomik. Pas kësaj përvoje dhe si pasojë e krizës globale financiare të vitit 2008, si Shtetet e Bashkuara (nëpërmjet Aktit Dodd-Frank) ashtu edhe BE-ja u munduan ta rregullonin tregun në njëfarë mase.
Në mënyrë ideale, rregulloret duhet të kishin parandaluar spekulimet duke siguruar që të gjitha tregtimet të kryhen në bursa të rregulluara, jo në bazë OTC-së, dhe në një mënyrë transparente me informacion të plotë për lojtarët aktualë dhe ofertat e tyre. Për më tepër, shkëmbimet duhet të lejojnë vetëm ata që kanë një interes të drejtpërdrejtë operacional që t'i tregtojnë mallrat. (Për shembull, një kompani ajrore duhet të lejohet të operojë në tregun e së ardhmes për karburantin e aviacionit, por një fond mbrojtës jo.) Dhe pjesëmarrësit e tregut duhet t'u përmbahen kufizimeve në pozicionet që mund të mbajnë, në varësi të përdorimit të tyre real, nevojave ose prodhimi i atij malli.
Rregulloret e SHBA-së dhe BE-së kanë më shumë rëndësi, sepse këto tregje përcaktojnë kryesisht çmimet globale të mallrave. Por ndryshimet e mëparshme rregullative nuk shkuan aq larg sa duhet dhe që atëherë janë zbutur.
Rregullat ekzistuese të BE-së ndihmojnë për të parandaluar abuzimin e tregut në bursat zyrtare duke kufizuar pozicionet e tregtarëve individualë, por ato ende lejojnë tregtimin e mallrave OTC, duke mundësuar vazhdimin e spekulimeve të tepruara. SHBA-ja ndalon tregtimin OTC-së në shumicën e mallrave, por agjentët financiarë ende mund të hyjnë në treg përmes përfaqësuesve. Dhe kufijtë e pozicioneve janë mbajtur aq të larta sa nuk pengojnë ofertat e mëdha të ndikojnë në çmimet.
Si rezultat, spekulimet financiare në mallrat thelbësore mund të bëjnë ende kërdi me jetën dhe jetesën e njerëzve. Për fat të mirë, ka shenja që rregullatorët po e marrin parasysh. Në një takim të fundit të G20 në Indonezi, Klaas Knot, kryesuesi i Bordit të Stabilitetit Financiar (një grup bankierësh qendrorë, ministrat e financave dhe rregullatorët nga vendet e G20) bëri thirrje për monitorim të afërt të aktivitetit spekulativ. "Përqendrimi i energjisë, metaleve dhe mallrave kryesore ushqimore në funksionimin e ekonomisë globale", tha Knot, "do të thotë se çdo ndërprerje në financimin e prodhuesve ose tregtarëve në këto tregje mund të ketë një ndikim të madh”.
Por, thjesht, monitorimi nuk do të mjaftojë. Masat rregullative të nevojshme për të kufizuar spekulimet e tregut të mallrave janë të dukshme, kështu që mungesa e veprimeve të menjëhershme është e habitshme. Ai sugjeron që rregullatorët dhe politikëbërësit ende po i vënë interesat financiare mbi çdo gjë tjetër, pavarësisht nga kostoja për të gjithë të tjerët.
(Autorja, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Massachusetts, Amherst, është anëtare e Bordit të nivelit të lartë këshillimor për multilateralizëm efektiv i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Vështrimi është shkruar për rrjetin botëror “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).