Në kohën e degradimit moral dhe demokratik të Perëndimit, sidomos të SHBA-së, roli i Papës në botë vjen në shprehje edhe më shumë. Papa Françesku ishte një zë i arsyes, i viktimave dhe i njerëzve në nevojë. E djathta ekstreme në Perëndim, që shpesh i jep vetes epitetin e “mbrojtësve të civilizimit perëndimor të krishterë“, nuk ishte në linjë me Papa Françeskun kur është në pyetje ndihma për migrantët, ndërtimi i urave e jo mureve dhe hapja ndaj të tjerëve. Papa disi nuk u lejoi të tillëve të bëhen më katolikë sesa ai. Nën udhëheqjen e tij, Vatikani dhe Kisha Katolike ishin në shumë raste më liberalë sesa disa vende perëndimore
Kisha Katolike gjatë historisë së saj ka dëshmuar se i përhershëm është vetëm ndryshimi. Dhe ajo ka ndryshuar duke iu përshtatur kohës. Si e tillë ka mbijetuar për shekuj dhe ka bashkëjetuar në botën e ndryshuar edhe si Kishë në aspektin shpirtëror edhe Vatikani si shtet në aspektin politik. Edhe pse është një “Kishë e vetme Katolike”, me një hierarki të fortë formale, brenda saj ka diversitet. Dhe Papa Françesku ishte ai që hapi më shumë se cilido paraardhës i tij Kishën për “ata që janë ndryshe”. Prandaj figura e tij do të komentohet, studiohet, lavdërohet dhe kritikohet nga shumë nëpër botë. Për disa ai ka shkuar “tepër larg”, ndërsa për të tjerët nuk ka shkuar aq larg sa duhet.
Për disa ditë kardinalët do të mblidhen në Konklavë në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut. Ka shumë rryma dhe politikanë nëpër botë që do të donin të ndikonin këtë proces, që të mos ia lënë vetëm Shpirtit të Shenjtë të vendosë se kush do të jetë prijësi i Kishës më të madhe në botë. Sepse zëri i Papës e tejkalon edhe madhësinë e Kishës dhe sidomos madhësinë e Vatikanit si shtet. Hapja ndaj besimeve të tjera, ndaj grupeve të stigmatizuara në shoqëri, ndaj kulturave të tjera, që bëri Papa Françesku nuk ishte e pëlqyer shumë nga politikanët, sidomos ata të orientimit ekstrem të djathtë. E ekstremi i majtë edhe ashtu nuk e ka pëlqyer rolin e Kishës.
Në kohën e degradimit moral dhe demokratik të Perëndimit, sidomos të SHBA-së, roli i Papës në botë vjen në shprehje edhe më shumë. Papa Françesku ishte një zë i arsyes, i viktimave dhe i njerëzve në nevojë. E djathta ekstreme në Perëndim, që shpesh i jep vetes epitetin e “mbrojtësve të civilizimit perëndimor të krishterë”, nuk ishin në linjë me Papa Françeskun kur është në pyetje ndihma për migrantët, ndërtimi i urave e jo mureve, dhe hapja ndaj të tjerëve. Papa disi nuk u lejoi të tillëve të bëhen më katolikë sesa ai. Nën udhëheqjen e tij, Vatikani dhe Kisha Katolike ishin në shumë raste më liberale sesa disa vende perëndimore.
Papa Françesku pati vënë në dilema shumë katolikë, sidomos në botën perëndimore, që në numër gjithnjë e më të madh i janë kthyer të djathtës ekstreme. Sapo dëgjonin se si “Imigrantët janë fajtorë për të gjitha problemet” nga Papa vinte rikujtimi se është detyrë e të krishterëve që të ndihmojnë të gjithë ata që ikin nga rreziku. Predikimet e Papa Françeskut binin ndesh me shumicën e retorikës së politikanëve populistë edhe kur është fjala për ndryshimet klimatike. Nga Amerika e Evropa Perëndimore, e deri tek Azia e Amerika e Jugut, ka politikanë që do të dëshironin që Papa të mos fliste për ndryshimet klimatike, imigracionin, nevojën për të ndihmuar të tjerët, për drejtësi, për tolerancë, modesti dhe përulje. Me siguri ka edhe priftërinj që nuk u ka pëlqyer kur Papa ka folur kundër luksit të tyre, duke marrë si shembull veturat e modeleve më të reja.
Sot edhe Kisha Katolike duket sikur një organizate pluraliste edhe pse për nga forma dhe hierarkia nuk do të mund të thuhet kjo. Në mesin e afër 140 kardinalëve ka grupime që kanë epitetin e konservatorëve, ka edhe liberalë, progresistë, tradicionalë. Disi sikur edhe në parlamentet e vendeve demokratike apo edhe në parlamentin Evropian. Kush do t’i fitojë votat e shumicës së nevojshme për t’u bërë Papë i ri do të varet se cila nga këto rryma brenda Kishës do të dominojë. Dhe pastaj do të varet se cilin rrugëtim do ta ndjekë Kisha katolike në të ardhmen. Kisha sot i ka sfidat më shumë në Perëndim sesa në Lindje dhe Jug. Numri i atyre që deklarohen si katolikë në vendet perëndimore është në rënie. Për të ndalur këtë trend, Kisha duhet të përshtatet me kohën dhe të jetë e tillë ku edhe katolikët do të ndihen mirë. Papa Françesku ishte i vetëdijshëm për këtë. Dhe ai, përderisa bënte thirrje për guxim nga liderët tregonte edhe vet guxim. Sidomos duke kërkuar falje me përulje për keqtrajtimet e fëmijëve që kishin ndodhur nëpër disa kisha katolike, dhe krime të cilat në disa raste ishin mbuluar. Ai gjatë vizitës së tij në Belgjikë kërkoi falje në emër të kishës dhe pranoi se fjalët nuk mjaftojnë, por ndaj atyre që kanë bërë këtë duhen edhe dënimet e autoriteteve tokësore.
Botës sot i duhet një Papë pikërisht siç ishte Papa Françesku. Dikush që do të mund të vazhdojë rrugën e tij. Dikush që nuk do të lejojë përdorimin e krishterimit për të krijuar urrejtje ndaj të tjerëve, për të krijuar animozitet, jotolerancë dhe ndasi në botë në emër të kinse mbrojtjes së civilizimit perëndimor të krishterë. Kur të tillët gjenden në anën e kundërt të asaj që predikon Papa, e kuptojnë se nuk mund të jenë më të shenjtë se ai, më katolikë sesa që është vetë Papa. Një Papë i tillë i duhet sot botës.