TOP KOHA MUSIC

DJ PM dhe DAGZ përballë COVID-19

Programi i parë i sezonës së re të “Top Koha Music” solli dy DJ-të e njohur kosovarë DJ PM dhe DJ DAGZ. Për ta kjo verë nuk ishte si të tjerat. Me mbylljen e diskotekave ata nuk patën rastin të performojnë para publikut. PM dhe DAGZ treguan se u mungon rutina e vjetër. Gjithsesi, për ta kujdesi nga COVID-19 duhet të jetë maksimal.

Shkak i kësaj ata të dy u drejtuan drejt gastronomisë, që të kenë përfitime materiale dhe të mos jetë verë monotone.

Në një lojë të vogël të organizuar për ta nga moderatoria Sara Koci, me pyetje të aplikacionit Tik-Tok, shokët tregojnë që kishin qenë nxënës të mirë në shollë dhe pohuan se DJ DAGZ do të jetë i parë që d të martohet nga dyshja.