Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.
“Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari”, thuhet nga KOK-u.
Xhudistët ndodheshin në Sanjo për përgatitje dhe akomodim me klimën japoneze. Garat në xhudo nisin të shtunën, ku Distria Krasniqi debuton në Lojërat Olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë.