Udhëzimet për të qëndruar të mbyllur gjatë pandemisë së koronavirusit, i kanë detyruar sportistët të përgatiten në forma jo të zakonshme për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Siç raporton BBC, sportistët kanë shfrytëzuar mjete të ndryshme shtëpiake për t’u përgatitur.
Pompa, "vrapim" në dush, lojë me top nga ballkoni, gjuajtje në shenjë e disa të tjera, janë format që ata po përgatiten për gara. Pandemia e koronavirusit ua ka pamundësuar pjesëmarrjen në Tokio 2020 disa sportistëve, pasi që një pjesë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Një atlet i tretë në fshatin olimpik në Tokio ka dalë pozitiv për COVID-19 me ekipin e Republikës Çeke që raportoi rastin e fundit të hënën.
Volejbollisti në plazh, Ondrej Perusiq, kur ndeshja debutuese është pas shtatë ditësh, tani është në rrezik pasi një test PCR konfirmoi infeksionin e tij.