Tokio 2020

Kuka: Majlinda kërkoi në janar të tërhiqet nga sporti, nuk e lejova

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka rrëfyer për KTV-në se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi kishte kërkuar në janar që të tërhiqet nga sporti, por ai nuk e kishte lejuar pasi nuk donte të prishte konceptin e ekipit.

“Majlinda i ka mbërri të gjitha në sport, arsyeja pse kam dashur që Majlinda të garojë është pikërisht ekipi. Majlinda e ka shpreh dëshirën në janar që të përfundojë karrierën. Isha kundër, pasi nuk doja të prishja konceptin e ekipit, pesë vjet përgatitje. Po shihet rezultati. E arta e sotme është e jashtëzakonshme”, tha Kuka për KTV-në.

 

 

Driton Kuka flet pas triumfit të Nora Gjakovës

Posted by Koha.net on Monday, July 26, 2021