Tokio 2020

Ekipi olimpik arrin sot në Kosovë, do të pritet me ceremoni shtetërore

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike nga Lojërat në Tokio do të arrijë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.