Dy sportistë ishin në mesin e katër banorëve të Fshatit Olimpik që u shtuan të enjten në listën e njerëzve të akredituar për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që kanë dalë pozitivë për COVID-19 këtë muaj, duke e çuar numrin e të infektuarve në 91.
Skateboarderi i Holandës, Candy Jacobs, dhe pingpongisti i Çekisë, Pavel Sirucek, rezultuan pozitivë në testet për koronavirus dhe u detyruan të largohen nga Fshati Olimpik për t’u karantinuar në një hotel.
Dy personat tjerë që dolën pozitiv me koronavirus, ishin një trajner dhe një zyrtar. Organizatorët e Lojërave kanë bërë të ditur se që nga data 1 korrik, 91 persona të akredituar për LO “Tokio 2020” janë infektuar.
Ky numër nuk përfshinë ata që janë infektuar para udhëtimit të tyre të planifikuar në Tokio.