Tokio 2020

Akil Gjakova mbetet pa medalje, por paraqitet denjësisht në Lojërat Olimpike

Akil Gjakova i është afruar medaljes, por megjithatë nuk e ka arritur atë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Akili garoi të hënën në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa arriti deri në çerekfinale ku u mposht. Rastin e kishte përmes repesazhit, ku zhvilloi luftë shumë të fortë me Rustam Orujovin e Azerbajxhanit.

Lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa gjatë një aksion ku të dy xhudistët e kërkonin hedhjen, më i suksesshëm ishte Orujovi.

Për Akilin është Olimpiada e parë, ndërsa paraqitja e tij ishte me shumë dinjitet. Ai arriti tri fitore para se të pësonte dy humbje. Ka zënë vendin e shtatë.