Ashtu si pritej, Akil Gjakova ka nisur me fitore garën e xhudos në Lojërat Olimpike, Tokio 2020. Gjakova në raundin e parë të kategorisë deri 73 kilogramë u përball me Ahmed Ayash, xhudistin nga Jemeni.
Gjakova fitoi me Ippon për vetëm 16 sekonda. Realizoi hedhje shumë të bukur.
Sot garon edhe Nora Gjakova, në kategorinë deri 57 kilogramë. Nora në raundin e parë është e lirë. Nora e Akili janë vëlla e motër.