Blendë Pira, koordinatore e Programit për Programin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në YIHR (Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut), tha se në dhjetor të vitit të kaluar kanë publikuar një analizë, ku kanë analizuar 14 tekste shkollore për të parë se sa kanë gjuhë diskriminuese, përjashtuese dhe stereotipizuese. Ajo tha se në 14 tekste shkollore kanë arritur që t’i identifikojnë 130 formulime të tilla.
“Pra, në librat e shkollës së mesme në Kosovë, akoma ka formulime si “Sindromi Down është ‘idioti mongoloide’, të tilla formulime”, tha Pira në "Tempus" në KTV.
Sipas saj, një analizë e tillë është bërë edhe në vitin 2017, ku prapë kanë qenë mbi 100 formulime të tilla. Tha se një analizë e tillë është përsëritur tash me shpresën që është përmirësuar kjo situatë.
Pira foli edhe për pasojat që këto tekste mund të sjellin.
“Normalisht që tekstet shkollore nuk janë bartë neutral të informacioneve, ato kanë me formësu mendimet e të rinjve dhe ata persona vijnë në pozita shtetërore të ndryshme, ku do të ndodhen ndoshta edhe para implementimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe nuk është se mund të presim shumë nga ata persona”, tha ajo.
Andaj, Pira theksoi se me rëndësi është që të ketë trajnime të vazhdueshme për zyrtarë, të paktën për ata të cilët janë kompetent për të zbatuar këtë ligj edhe për tu ofruar shërbime këtyre grupeve të cenueshme.

Pira: Shpresojmë që Kodi Civil kalon në legjislaturën e re dhe t’i ofrohet mbrojtje këtyre personave
Blendë Pira, koordinatore e Programit për Programin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në YIHR (Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se miratimi i Kodit Civil është i rëndësishëm për shkak se do duhej të ofronte mundësinë e martesës edhe për personat mes sekseve të njëjta në Kosovë.
“Po shpresoj që në legjislaturën e re të kalojë dhe t’i ofrohet mbrojtje edhe këtyre personave, mirëpo duke pasur parasysh polarizimin edhe të shoqërisë edhe të deputetëve në Kuvend, e dimë që prej fillimit të vitit 2022 ka pasur shumë polemika për këtë Kod, pastaj ka pas gjuhë të urrejtjes që është përdor shumë në Kuvend dhe në institucione tjera”, shtoi ajo.
Pira tha se kanë bërë padi në gjykatë dhe ankesë tek Avokati i Popullit, ku tha se ky i fundit ka konsideruar se ka pasur diskriminim prej deputetëve ndaj këtij grupi.
Derisa foli për trajtimin institucional që iu bëhet grupeve të margjinalizuara në Kosovë, Pira theksoi se një prej grupeve të margjinalizuara më të mëdha janë gratë, duke përmendur rastet kur ato janë viktima të dhunës në familje apo dhunës me bazë gjinore.
Sipas saj, ndëshkueshmëria e kryerësve në këto raste është shumë e lehtë.
Pira foli edhe për masat që ndërmerr shteti për rehabilitimin e grave që raportojnë dhunën në Polici, duke shtuar se ka mungesa të dukshme të trajtimit institucional.
Gjithashtu, Pira foli edhe për komunitet j shumicë, ku tha se ka hapësirë për përmirësim.
“Para 1 viti e pak më shumë është bërë një platformë kombëtare për raportimin e rasteve të diskriminimit, mirëpo nëse e shikon edhe ajo platformë është mjaft e kufizuar. Sepse është vetëm për komunitetet rom, ashkali, egjiptian. Ndërsa komunitetet e tjera, qysh janë boshnjakët, turk në Kosovë, pastaj komuniteti serb, nuk mund të raportojnë në një platformë të tillë, duke e pasur parasysh që ata ballafaqohen me probleme deri tek ato më bazike, qysh është e drejta në gjuhë për shembull”, tha Pira.
Ndërkaq, tha se Ligji për mbrojtjen ndaj diskriminimit është duke u amandamentuar është ndër ligjet më të pazbatueshme në Kosovë.
Shala: Institucionet tentuan të rregullojnë fusha të caktuara përmes themelimit të mekanizmave, por pa u kujdesur të jenë efektiv
Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se institucionet tentuan një fushë të caktuar që tentuan ta rregullojnë, këtë e bënë përmes themelimit të mekanizmave, mirëpo pa u kujdesur që ata mekanizma të jenë efektiv.
Lidhur me këtë, ai në “Tempus” në KTV përmendi disa shembuj.
“Për shembull sipas Ligjit për Barazi Gjinore, duhet me u caktu një zyrtar për barazi gjinore. Zyrtarët për barazi gjinore janë caktu, mirëpo nuk ka garanci që ky zyrtar si mekanizëm është efektiv”, theksoi Shala.
Raste të tilla përmendi edhe tek Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku tha se është caktuar një zyrtar për mbrojtjen nga diskrimiminimi, mirëpo që vazhdon të ketë problem tek efektiviteti.
Gjithashtu, Shala tha se situatë e ngjashme është edhe tek sinjalizimi, tek konflikti i interesit, e të tjera.
Sipas tij, në këtë mënyrë është është krijuar më tepër si një qasje formale. Ai theksoi se është e qartë dhe fakt notor që një zyrtar i vetëm nuk mund që t’i rregullojë të gjitha këto çështje.
Hulumtuesi theksoi vetëdija e qytetarëve rritet nëse ka masa dhe veprime konkrete.
“Përndryshe, një fushatë ndonëse është e domosdoshme pa ndërmarrë veprime konkrete përmes të cilave, qytetarët, pjesëtarët e këtyre grupeve e shohin praktikisht se si po adresohet një situatë e caktuar nuk dërgohet mjaftueshëm mesazhe dhe nuk do të ketë vetëdijesim adekuat”, shtoi tutje ai.

Qeli: Ministria e Arsimit hezituese për mbështetje të komunitetit rom me tekste shkollore në gjuhën e tyre
Lendrit Qeli, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Ministria e Arsimit vazhdon të jetë hezituese për mbështetje të komunitetit rom.
“Meqenëse pjesë e grupeve të margjinalizuara konsiderohet edhe komuniteti rom, thash që cenimet kryesore i ka që në start kur atij i nevojitet shkollimi, por megjithatë ka pas disa përmirësime në disa prej komunave, kjo falë një vullneti politik të nivelit komunal që e ka mundësu përdorimin e gjuhës rome në Prizren dhe në Graçanicë, një diçka që duhet të shihet pozitive edhe për komunat tjera”, tha Qeli.
Megjithatë, ai thotë se pavarësisht përpjekjeve maksimale të përfaqësuesve të tyre. Ministria e Arsimit vazhdon të jetë hezituese për mbështetje të komunitetit rom me tekste shkollore.
“Pavarësisht se ka pasur përjekje maksimale qoftë edhe në aspektin politik prej përfaqësuesve politikë që i kemi në Kuvendin e Kosovës, por duket se ndikimi politik i tyre është pak më i vogël në krahasim me komunitetet tjera joshumicë që kanë një ndikim pak më të madh politik dhe ndryshojnë edhe proceset”, tha Qeli.
Ai tha se duhet bërë trysni edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të reflektojnë institucionet tona.
Megjithatë, ai thotë se pavarësisht përpjekjeve maksimale të përfaqësuesve të tyre. Ministria e Arsimit vazhdon të jetë hezituese për mbështetje të komunitetit rom me tekste shkollore.
“Pavarësisht se ka pasur përjekje maksimale qoftë edhe në aspektin politik prej përfaqësuesve politikë që i kemi në Kuvendin e Kosovës, por duket se ndikimi politik i tyre është pak më i vogël në krahasim me komunitetet tjera joshumicë që kanë një ndikim pak më të madh politik dhe ndryshojnë edhe proceset”, tha Qeli.
Ai tha se duhet bërë trysni edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të reflektojnë institucionet tona.

Zekaj: Nevojitet vetëdijesim më i madh te gjyqtarët, avokatët dhe grupet e margjinalizuara që të adresohen rastet e diskriminimit
Avokati Yll Zekaj i ftuar në “Tempus” në KTV, tha se nevojitet vetëdijesim më i madh tek gjyqtarët, avokatët dhe grupet e margjinalizuara që të adresohen rastet e diskriminimit.
Ai tha se avokatët duhet të jenë në nivelin e detyrës kur përfaqësojnë lëndë të diskiriminimit.
“Nuk mundet pala si laik, të dijë se cila është forma e diskriminimit e tij në një marrëdhënie të caktuar, qoftë marrëdhënie pune, qoftë marrëdhënie të tjera”, shtoi Zekaj.
Sipas tij, edhe avokatët duhet të jenë shumë më proaktiv, që t’i adresojnë këto çështje në gjykatë, ku lënda shkon apo përfaqësohet nga avokatët.
“Shumë raste përfaqësohen nga ndihma juridike të cilat faktikisht nuk janë avokatë. Kemi Agjencinë për Ndihmë Juridike e cila tashmë është problematikë në vete për adresimin e këtyre çështjeve, sidomos tek grupet e margjinalizuara” tha ai.
Përderisa, theksoi se avokatët e kanë për obligim edhe në bazë të ligjit për avokatinë që të përfaqësojnë pro bono në këto raste. Mirëpo, Zekaj e sheh si problem edhe nga vetë gjyqtarët kur i trajtojnë rastet e diskriminimit.
Andaj, tha se nevojitet një vetëdijesim më i madh edhe te avokatët edhe te gjyqtarët edhe te grupet e margjinalizuara që të gjithë së bashku të ngrisim vetëdijen për t’i adresuar këto çështje sa më shumë që është e mundur.

Shala: S'ka raportime të rasteve të diskriminimit, ndonëse ekzistojnë
Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se problemi tek rastet e diskriminimit qëndron tek mosraportimi i tyre.
Shala tha në “Tempus” në KTV se nuk ka mungesë të mekanizmave që luftojnë diskriminimin, por ka mungesë të efektivitetit. Ai tha se ndoshta ka mekanizma pak më tepër se që nevojitet.
“Nëse i përmendim mekanizmat tjerë gjyqësor, i pari është institucioni i Avokatit të Popullit që i trajton rastet e diskriminimit, e dyta janë në disa raste zyrtarët në disa raste njësitë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në komuna dhe në ministri. Do të thotë në të gjitha komunat dhe ministritë deri tash do duhej të ishin të themeluar këta mekanizma, mirëpo në praktikë nuk funksionojnë”, tha Shala.
Ai tha se raportet e ndryshme flasin për problematika të ndryshme, e në disa raste thotë se vetë zyrtarët nuk e kanë të qartë rolin e tyre.
“Mirëpo, problematika më e përgjithshme është se nuk ka raportim të këtyre rasteve. Derisa është e qartë që nuk mundemi me thanë që nuk ka raste të diskriminimit”, tha Shala.

Zekaj: Asnjë parti politike s’pati program për t’i promovuar të drejtat e personave të margjinalizuar
Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, asnjë parti politike nuk kishte program për t’i promovuar të drejtat e grupeve të margjinalizuara.
“Asnjëra nga partitë politike nuk pati një program, një koncept, për t’i promovuar të drejtat e personave të margjinalizuar, me theks të veçantë personave me aftësi të kufizuara”, tha Zekaj.
Ai kujtoi se gjatë zgjedhjeve kishte një reagim nga shoqata që përfaqëson personat me aftësi të kufizuara- Handikos, të cilët kanë qenë kritik me partitë politike dhe kërkuan të drejtat elementare përmes një deklarate të zotimeve, që të nënshkruhej nga kandidatët për kryeministër, por që nuk gjeti përkrahje.
Ai tha se në kontekstin e Kosovës, grupet e margjinalizuara janë ato grupe që nuk janë mirë të përfaqësuara apo të diskriminuara në raport me grupet e tjera, grupet që nuk kanë trajtim të barabartë me grupet tjera dhe ato që kanë nevoja më të mëdha se grupet tjera.
Avokati tha se shteti përveç obligimeve ligjore për t’i afirmuar të drejtat e këtyre grupeve, ka obligime edhe të ndërmarrë masa afirmative në drejtim të këtyre grupeve.
Sipas tij, ligjet sigurojnë qasje të barabartë për këto grupe, mirëpo në praktikë gjendja lë shumë për të dëshiruar.
Zekaj përmendi personat me aftësi të kufizuara të cilët përballen me një mori problemesh, duke filluar nga infrastruktura dhe qasja në institucione.
“Nëse shohim qasjen e qeverive, edhe qeverisë së tanishme apo qeverisë në detyrë dhe qeverive të kaluara në raport me grupet e margjinalizuara, me të drejtë mund të themi se është bërë shumë pak në drejtim të realizimit të këtyre të drejtave, në drejtim për t’iu mundësuar këtyre personave që t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha Zekaj.

Qeli: Grupet e margjinalizuara që kanë telashe më të theksuara, janë ato të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Lendrit Qeli, shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit, tha se grupet e margjinalizuara që kanë telashe më të theksuara janë grupet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
“Ndër grupet më të theksuara që i kanë këto telashe janë grupet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Konsiderohen pak më të cenueshëm sepse pothuajse nuk e kanë pas një vëmendje të theksuar të shtetit pavarësisht infrastrukturës ligjore që u përmend edhe asaj të Kushtetutës”, tha Qeli, në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai theksoi se vazhdimisht është parë që shtetit provon të krijojë strategji të ndryshme për integrimin e këtyre komuniteteve.
“Pavarësisht se si shprehje ‘integrim’ mua personalisht nuk më pëlqen për shkak që këto komunitete nuk janë të riatdhesuara në Kosovë por kanë nevojë për një trajtim ndoshta si masa afirmative derisa ta ngritnin gjendjen e tyre dhe të trajtohen pastaj më të barabartë në shoqëri”, tha ai.
Qeli tha se deri tani kemi parë mbështetje minimale dhe se gjendja e këtyre grupeve vazhdon të jetë e brishtë sidomos në çështje jetike me të cilat ballafaqohen.
“Mos të flasim për probleme të shumta që janë bazike, duke nisur nga arsimi ndoshta pak më me fat qëndojnë komuniteti ashkali dhe egjiptian për shkak se gjuha e tyre është gjuha shqipe dhe e kanë më të lehtë qasjen në arsim, ndërsa për komunitetin rom që në start bëhet një diskriminim sepse duke e marrë parasysh që ata janë komunitet linguistik në Kosovë dhe ata detyrohen kudo që janë varësisht prej zonës detyrohen me shku në shkollë me mësu gjuhën shqipe”, tha Qeli.
Sipas tij, kjo paraqet shkelje të së drejtës për shkollim në gjuhën amtare të tyre, për çka shteti heziton të krijojë tekste shkollore apo të japë mundësinë e mësimit në gjuhën rome për pjesëtarët e komunitetit rom, që të mos asimilohen apo efekte tjera.
Ai shtoi se pengesa ka edhe në punësim. Tha se janë vetëm 14 të punësuar nga komuniteti egjiptian në administratë, ku vetëm dy prej tyre kanë pozita udhëheqëse të ulëta.
“Në bazë të Ligjit për zyrtarët publikë parashihet një 10% që jep mundësinë e komuniteteve joshumicë të jenë pjesë e administratës publike ku kemi vetëm 14 egjiptian të punësuar dhe vetëm dy nga ta kanë pozita të ulëta udhëheqëse. Pra, problemet janë jetike, problemet janë ndër më bazike e që fatkeqësisht deri më tani nuk po shohim koncentrim serioz në reflektim të shtetit në zhvillimin e pozitës dhe avancimin e pozitës së këtyre tri komuniteteve”, tha Qeli.
