TEMPUS

Bunjaku: Më 2023 u publikuan rreth 45 mijë aktgjykime, niveli është i kënaqshëm

Viona Bunjaku

Viona Bunjaku, hulumtuese në Lëvizjen FOL, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se në vitin 2023 u publikuan rreth 45 mijë aktgjykime, që i bie se krahasuar me vitet tjera, niveli është i kënaqshëm.
Bunjaku tha se KGJK përmes politikave të saj, ka arritur që ta rritë transparencën gradualisht.

Ajo shtoi se nga viti 2019, Lëvizja FOL bën monitorimin sistematik të të gjitha gjykatave sa i përket publikimit të aktgjykimeve dhe aktvendimeve sipas Ligjit për Gjykatat, e që vitet e fundit kanë vërejtur rritje të madhe.

“Ne kemi arritur të shohim që këto vite kemi një rritje jashtëzakonisht të theksuar të publikimit të aktgjykimeve”, tha Bunjaku.

Sipas saj, në vitin 2019 kur kanë filluar të publikohen aktgjykimet ishin vetëm 10 mijë aktgjykime të publikuara (rreth 250 aktgjykime për muaj).

“Ndërsa, aktualisht në vitin që jemi, të dhënat për vitin 2023 të cilat do t’i publikojmë së shpejti në raportin tonë që është i detajuar, që tregon se sa ka publikuar dhe ku ka ngecur me udhëzimin administrativ që është në fuqi, kemi një shifër shumë të madhe në krahasim me vitet e kaluara. Tashmë numërojmë diku rreth 45 mijë aktgjykime të publikuara vetëm për vitin 2023”, tha Bunjaku.

Ajo tha se nuk janë zbatuar në përpikëri të gjitha kushtet ligjore të parapara me udhëzim administrativ, por që publikimi i aktgjykimeve ka arritur në një nivel të kënaqshëm.

Lexo përditësimet tjera
Transparenca - llogaridhenia

Çka synohet me publikimin e aktgjykimeve dhe sa prej tyre janë publikuar deri tash?

Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i të drejtës për informim rrit besimin e qytetarëve në sistemin e...