TEMPUS

Avokati Bajraktari thotë se Draft-strategjia antikorrupsion pjesërisht tenton rritjen e transparencës dhe digjitalizimin

Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari ka theksuar në emisionin “Tempus” të KTV-së se draft-strategjia antikorrupsion, megjithatë, përmban disa elemente pozitive, si rritjen e transparencës dhe digjitalizimin, por theksoi se ato janë të pjesshme dhe nuk përfshijnë të gjitha institucionet.

“Dy elemente pozitive sa i përket draftit, është tentativa për rritjen e transparencës, por natyrisht edhe kjo ishte e pjesshme, jo në nivel të tërësishëm të institucioneve. Dhe tentativa, po ashtu,  për digjitalizim. Këto dy elemente janë pozitive që duhet me shku tutje”, ka thënë ai.

Bajraktari theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtyre përpjekjeve në të gjitha nivelet e institucioneve për të pasur një efekt më të qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës./BetimipërDrejtësi