Ndërsa Neuralink i Elon Muskut pritet të fillojë provat te njerëzit në gjashtë muaj, një kompani neuroteknologjike ka zbuluar një pajisje që trajton depresionin dhe tani është në kokën e pacientit të parë.
“Pilula digjitale” Inner Cosmos përfshinë dy pjesë: Një elektrodë që futet nën lëkurën e kokës dhe pjesa tjetër që kapet për flokë për t’i dhënë fuqi pajisjes, raportoi DailyMail.
Implanti dërgon sinjale elektrike të vogla në rajonin e trurit që ndikohet nga depresioni një herë në ditë për 15 minuta.
Pajisja nuk duhet të jetë në kokë kur trajtimi nuk është duke u administruar.
Neuralink i Muskut ka kryer një demonstrim të produktit që tregoi çipin e tij në trurin e majmunit, duke lejuar atë të kontrollojë një tastierë për të shkruar fjali të plota.
