Tech

Xperia 10, 10 Plus dhe L3 janë atutë e Sony për segmentin e mesëm dhe të poshtëm të tregut

Sony e ka një strategji të re të marketingut dhe një metodë të re për emërtimin e pajisjeve të veta. Modelet të reja nga segmenti i mesëm i sipërm e mbajnë shenjën Xperia 10 dhe karakterizohen nga ekrani 21:9. Segmenti i ulët i tregut mbulohet nga modeli Xperia L3, i cili e mban sistemin e vjetër të emërimit dhe karakteristika më modeste.

Sony Xperia 10 Plus paraqet një lloj versioni të përballueshëm të modelit premium të Sonyt, Xperia 1. Telefoni e ka një ekran 6,5 inçësh IPS LCD, me raport të faqeve prej 21:9 dhe rezolucion prej 2520 x 1080p. Bateria ka kapacitet prej 3000mAh.

Në anën e pasme ndodhen dy kamera me modulin kryesor prej 12MP (sensor 1/2.8") dhe kamera 8MP telefoto (2x zoom). Telefoni mund të xhirojë video 4K në formate 16:9 dhe 21:9, dhe ka stabilizim elektronik SteadyShot. Në pjesën e përparme ndodhet kamera selfi 8MP, përcjell GSMArena.

Image

E gjitha punon falë çipsetit Snapdragon 636, të kombinuar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ​​ruajtjeje (plus një sllot microSD për zgjerim deri në 512GB).

Sony Xperia 10 është model më kompakt, me një ekran 6 inçësh 1080p+ dhe raport prej 21:9. Sistemi i kamerave në pjesën e pasme ka sensorët 13MP + 5MP, dhe ende mund të xhirojë video në 4K dhe ka SteadyShot. Ofrohet e njëjta kamerë e përparme prej 8MP, shkruan KOHA Ditore.

Çipseti është reduktuar në Snapdragon 630, RAM-i ka kapacitet prej 3GB, ndërsa hapësira për ruajtje prej 64GB mund të rritet me ndihmën e kartelave microSD. Kapaciteti i baterisë është 2870mAh.

Në fund, ofrohet edhe modeli buxhetor Sony Xperia L3. Telefoni e ka një panel prej 7,7 inçëve 720p+, me raport prej 18:9. Sistemi me dy kamera në pjesën e prapme ka sensorë prej 13MP + 2MP, nuk e ka opsionin e xhirimit të videove në 4K ndërsa në pjesën e përparme është kamera 8MP.

Telefoni punon falë çipsetit MediaTek Helio P22, të kombinuar me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtëse e cila mund të rritet.

Sa i përket softuerit, Xperia 10 dhe 10 Plus vijnë me Android 9.0 Pie, ndërsa Xperia L3 vjen me Android 8.0 Oreo.