Tech

“X”-i edhe zyrtarisht lejon pornografinë në platformë

X

“X”-i në pronësi të Elon Muskut ka bërë të ditur se zyrtarisht do ta lejojë pornografinë në platformë, por do të bllokojë postimet e tilla për përdoruesit nën 18 vjeç dhe do t’u japë mundësi të tjerëve të zgjedhin nëse duan të shohin pamje të tilla.

Kompania i njoftoi rregullat e reja të hënën dhe e zyrtarizojnë atë që është e dukshme prej kohësh në platformë. Ndryshime në “X” vijnë në një kohë kur rrjetet sociale janë në presion të madh në mbarë botën për të parandaluar qasjen e fëmijëve në përmbajtje të papërshtatshme.

“X”, i njohur më parë si Twitter, nuk i ka ndaluar njerëzit të postojnë përmbajtje për të rritur në platformë. Ata që përdorin shërbime abonimi si “OnlyFans” kanë përdorur “X”-in për të promovuar punën e tyre prej vitesh.

“X” tani u ka kërkuar përdoruesve që postojnë përmbajtje për të rritur, të vendosin një paralajmërim përpara se të hapen videot e tyre. Përdoruesit nën moshën 18 vjeç ose ata që nuk përfshijnë datën e lindjes në profilin e tyre nuk do të mund ta shikojnë këtë përmbajtje.

“X”-i do t’i fshijë videot nëse përdoruesit që postojnë pornografi nuk i përmbahen rregullave.

Adoleshentët raportuan se kishin parë më shumë materiale pornografike në “X” sesa në sajte për të rritur. Një sondazh nga Komisioneri i Fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar në janar të vitit 2023 zbuloi se 41% e adoleshentëve të moshës 16 dhe 18 vjeç raportuan se kishin parë pornografi në “X”, krahasuar me 37% në faqet e të rriturve.