Tech

Western Digital ka prezantuar në CES pajisjet e reja mobile për ruajtje

Gjatë panairit CES 2020, kompania Western Digital i prezantoi disa zgjidhje interesante të hapësirës për ruajtje, si nga asortimenti i vet, ashtu edhe në kuadër të brendit SanDisk, raporton KitGuru.

Prototipi SanDisk 8TB SSD është një SSD mobil, me kapacitet të lartë, dhe e përdor protokollin e interfejsit SuperSpeed 20Gbps USB. SSD-ja do të jetë ideale për krijuesit e përmbajtjeve që kanë nevojë për qasje të shpejtë në fajlla të mëdhenj. Pajisja është aktualisht në fazën prototipe dhe nuk është në dispozicion për blerje.

Përveç kësaj, Western Digital e ka zbuluar edhe 1TB SanDisk Ultra Dual Drive Luxe USB Type-C Flash Drive të ri, që paraqet drajvin më të ri të kompanisë me dy konektorë dhe që është kompatibil me laptopët dhe telefonat me koneksion USB Type-C. Nga njëra anë e pajisjes ndodhet USB Type-C, ndërsa nga ana tjetër konektori Type-A.

Image

Një tjetër pajisje e parë industriale për Western Digital është WD_black P50 game Drive SSD, ndërsa në pyetje është modeli i parë me interfejs SuperSpeed USB 2.0. P50 është në dispozicion në versionet 500 GB, 1TB dhe 2TB, ndërsa u siguron pronarëve të pajisjeve PC dhe konzolave një zgjidhje ruajtjeje që është e shpejtë, e besueshme dhe në format të vogël, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu u prezantuan dy modele të licencuara Xbox: WD_black P10 game Drive dhe WD_black D10 Game Drive.

Image

Në fund, ekziston SanDisk ibi, i cili u ofron përdoruesve një zgjidhje lokale ruajtjeje që funksionon si një sistem personal cloud për ruajtjen e fotove dhe videove. SanDisk ibi do të jetë në dispozicion me një kapacitet prej 1TB, dhe do ta përfshijë edhe një aplikacion shoqërues që e mundëson pajisjen të lidhet pa tel me telefonin.