Tech

Veprimet që ua shmangin problemet me internet në iPhone

Interneti dhe iPhone

Përdoruesit e iPhoneit shpesh përballen me probleme në internet, duke mos pasur mundësi të lidhin pajisjen. Kompania Apple rekomandon që pajisja të mos jetë në distancë shumë të largët me ruterin WiFi, pasi ai nuk e pranon sinjalin ose pranon me shumë vështirësi.

Shkoni në Settings < WiFi dhe sigurohuni që është interneti është aktiv. Nëse lidhja është automatike, provoni ta çaktivizoni këtë shërbim dhe të lidhni sërish pajisjen.

iPhone mund të përballet me probleme në lidhje edhe për shkak të distancës.

Në distanca të largëta, një iPhone mund të shfrytëzojë më tepër energji për të ruajtur internetin, duke çuar në rënie të performancës.

Provoni opsionin “reset”, duke i fshirë të gjithë WiFi-it e ruajtur më parë. Kjo mund të bëjë që interneti të shpejtohet dhe të lidhet pa vështirësi.