Tech

Veçoritë e AI të Applet vendosen në disa iPhone

Iphone

Foto: Getty Images

Pas një pritjeje të gjatë, Apple më në fund ka lëshuar veçoritë e saja të inteligjencës artificiale (AI) për iPhone, por për disa versione të zgjedhura, raporton “BBC”. 

Apple Intelligence, një grup i mjeteve AI që u paralajmëruan në qershor, është bërë i disponueshëm për pronarët e disa iPhone në mbarë botën. 

Karakteristikat e reja përfshijnë përmbledhjen e njoftimeve, mjete për t’i ndihmuar përdoruesit në shkrimin e mesazheve dhe një ndërfaqe e re për ndihmësin virtual Siri. 

Por ato do të jenë të disponueshme vetëm për njerëzit që kanë pajisjet më të fundit – duke përfshirë gjitha modelet e iPhone 16, si dhe iPhone 15 Pro dhe Pro Max.