Tech

Vdes në aksident ylli i TikTokut

Ylli i rrjetit social TikTok, Leonardo Gil Fraga, ka humbur jetën në një aksident trafiku, derisa po ngiste një motoçikletë.

34-vjeçari thuhet se u aksidentua të martën në Miami-Dade County të Floridas në SHBA, derisa mediumet ndërkombëtare publikuan pamje të aksidentit.

Ai ishte i njohur për përdoruesit e TikTokut pasi kishte grumbulluar rreth 100 mijë ndjekës.