Një vajzë tinejxhere e cila ishte raportuar e zhdukur në SHBA është gjetur pasi ka përdorur gjeste me duar e të cilat janë virale në TikTok, e që tregojnë se je në rrezik.
Vajza ishte raportuar e zhdukur nga prindërit e saj në Kaliforni të martën në mëngjes, e më pas ajo ishte parë brenda një veture në Kentucky dy ditë më vonë.
16-vjeçarja ka bërë gjeste me duar të cilat tregojnë se ajo ishte viktimë e abuzimit dhe po kërkonte ndihmë.
Autoritetet kanë thënë se ata kanë arrestuar një të moshuar 61-vjeçar.
Vozitësi e ka lajmëruar policinë “pasi ka vërejtur një pasagjer në veturë duke bërë gjeste me duar të cilat nga media sociale në TikTok tregojnë se ajo ka nevojë për ndihmë pasi po përjeton dhunë”, është thënë në komunikatën e Policisë.
I njëjti ka thënë se vajza dukej në stres dhe po vozitej nga një burrë.
Më vonë është arrestuar James Herbert Brick 61-vjeçar.