Tech

TikToku u thotë përdoruesve evropianë se stafi në Kinë ka qasje në të dhënat e tyre

TikToku po u thotë përdoruesve evropianë dhe të dhënat e tyre mund të jenë të qasshme nga punëtorët jashtë kontinentit, përfshirë Kinën, raportoi The Guardian të mërkurën.

Aplikacioni kinez po përditëson politikën e privatësisë për të konfirmuar se stafi në vende si Kina janë të lejuar të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve për të siguruar se përvojat e tyre në platformë janë “të kënaqshme”.

Shtetet e tjera që mund të kenë qasje në të dhënat e evropianëve janë Brazili, Kanada dhe Izraeli, si dhe SHBA-ja dhe Singapori.

Të dhënat mund të përdoren për të kryer kontrolle mbi aspekte të platformës, përfshirë performancën.

Përditësimi i politikës së privatësisë që aplikohet për Britaninë, Zonën Ekonomike Evropiane dhe Zvicrën, bëhet ndërsa ekziston një sfond i presionit politik mbi përdorimin e të dhënave të gjeneruara nga aplikacioni.