Tech

TikToku lejon shpërndarjen e videove edhe në Facebook dhe Instagram

Facebooku dhe Instagrami mund të jenë të zënë duke tentuar ta kopjojnë TikTokun, por një mundësi e re në TikTok tani po lejon që videot në formë të shkurtër të aplikacionit të mund të shfaqen edhe në rrjetet e tjera sociale.

TikToku tha se po lanson këtë mundësi që u lejon përdoruesve të publikojnë video-storiet e tyre nga platforma, raportoi të enjten TechCrunch.

Veçoria e re veçse ka filluar të shfaqet te disa përdorues, megjithatë jo të gjithë e shohin këtë opsion qysh tash.

Rishpërndarja e storieve nga TikToku mund të jetë mënyrë e re për përdoruesit që ta ndajnë punën e tyre me ndjekësit e rrjeteve të tjera sociale.

Megjithatë, veçoria ka të bëjë vetëm me storiet që publikohen në TikTok dhe jo videot në formatin e zakonshëm.